• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJEN “ZGJIDHJEN” NË PUKË/ Basha: Duhet ta shporrim Ramën, ktheu në moçal…
Home
Politikë

GJEN “ZGJIDHJEN” NË PUKË/ Basha: Duhet ta shporrim Ramën, ktheu në moçal…

3 August, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka organizuar pasditen e sotme një takim me strukturat lokale të PD, në Pukë.

Ai u shpreh se qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar vendit dhe familjeve shqiptare vetëm dëme këto 6 vjet.

‘Organizata e strukturuar kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin’, tha Basha.

Duke e cilësuar Parlamentin si landfillin e Republikës, Kryetari i Partisë Demokratike tha se çdo vendim i marrë prej tij, është kundër interesit publik.

‘Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama’, theksoi kreu i opozitës.

Më tej Basha tha se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës.

‘Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit.”- u shpreh zoti Basha në Pukë, ku falenderoi qytetarët e saj që, pavarësisht presionit të familjes kriminale Frroku dhe ushtarit të tyre, Gjon Gjonaj; u bënë pjesë e refuzimit kombëtar të Edi Ramës. “Ashtu siç patëm paralajmëruar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar “Rama ik”, u kthye në një varrezë politike të organizatës kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85 % e shqiptarëve treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës “Rama ik”. Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga gjithë Shqipëria’, shtoi Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WANDA NJË HISTORI E HARRUAR/ Maxi Lopez i lumtur me Daniela Cristiansonn (FOTO)
Previous article SIPAS RENDITJES TË UEFA-S/ Superiorja mes 5 kampionateve më të dobëta në Europë

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT