Më pak se dy javë na ndajnë nga pranvera, ndaj nuk do të ishim shumë herët nëse do të flisnim për trended që do të mirëpresim këtë stinë!
Veshjet e trasha do u lënë vendin atyre të lehta, ngjyrat e ndezura do zëvendësojnë ato të zymta dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme rutina e kujdesit të lëkurës dhe make up-i do të ndryshojë
Këtë sezon ngjyrat protagonist do të jenë ato të lehta dhe të gjitha vajzat duhet të mësojnë të lyhen si në fotot e mëposhtme pasi këto do të jenë trendet e makeup-it
- Pluhurat e syve do të jenë në nuancat e lejlasë (ngjyrës së vitit 2018) Sigurisht do të provonit hijet e jargavanit (lilac) sepse ultravioleta kërkon mjeshtëri për t’u aplikuar në kapakun e syrit.
- Highlighteri (ndriçuesi ) i mollëzave do të jetë në hijet e trëndafilit ! Largohuni nga ngjyrat e tokës e përqafoni nuancat e rozës që përcjellin vitalitet.
- Ndryshe nga pluhurat e syve dhe highlighteri buzëkuqi do të jetë në ngjyrë të fortë !
- Pluhuri metalik blu do të jetë gjithashtu shumë i përdorur nga makeup artistët më të famshëm!
- Siç e thamë dhe më lartë, sa më e gjallë fytyra juaj aq më bukur do të ngjani!
- Aplikoni penelin si sytë e maces dhe nuk do të keni më nevojë për asnjë produkt tjetër!