• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
GJASHTË masat e reja të Drejtorisë së Transporteve: Ndalohet shitja e targave “VIP”
Home
Ekonomi

GJASHTË masat e reja të Drejtorisë së Transporteve: Ndalohet shitja e targave “VIP”

13 December, 2018 F.autor Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar një serë masash të reja të marrë dy ditët e fundit.
Një ndër masat e marra është ajo e targave me seri 001-009, 100-900, 101-909, 111-999 që njihen ndryshe edhe si targa “VIP” për të cilat do ët ndalohet prodhimi deri në tarifimin on-line. .

“Nga sot targat e këtyre serive: 001-009, 100-900, 101-909, 111-999, me çdo gërmë para – mbrapa, bllokohen në sistemin e targimit dhe ndalohet prodhimi deri në tarifimin me rezervim online! Stop shitjes së targave “VIP” në të zezë në të 13 Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR!” njofton drejtoria.

Një vendim tjetër i marrë është edhe ai që zgjat oraret e punës në sportelet e drejtorive rajonale të transportit rrugor.

“AllDayOpen! Për të lehtësuar nevojat e atyre qytetarëve që kanë pamundësi të paraqiten në sportelet e Drejtorive Rajonale të DPSHTRR brenda orës 16, nga sot, çdo të Mërkurë, në të 13 Drejtoritë Rajonale jemi hapur deri në orën 19:00 për çdo shërbim e aplikim!” është vendimi tjetër i njoftuar.

Një vendim tjetër në këtë drejtim është edhe ai që lidhet me kontrollin fizik për mjetet e rënda.

“DPSHTRR më afër! Nga 17 Dhjetori 2018 Kontrolli Fizik për Flotat, mjetet e rënda, autobuza, automjete në parqe të shitësave të autorizuar e biznese, në të gjitha drejtoritë rajonale, DO VIJË TE JU! Jo rëndim trafiku, jo humbje kohe, personeli e karburanti! Me rezervim #EasyCheck” shkruan në një postim tjetër në faqen zyrtare DPSHTRR.

E sa i përket fondeve që vetë institucioni shpenzon, një masë e marrë është ajo për anulimin e blerjes së kartolinave e zarfave për urimet e fundvitit.

“DPSHTRR anulloi çdo blerje për kartolina, kinkaleri qokash, kalendare e zarfa për inercinë e fundvitit! Mesazhet elektronike janë gratis, jetohet online! Mbrojmë pyjet, shpenzim vetëm te nevojat për shërbim cilësor, kursim kohe, mirëadministrim fondesh publike! #AsnjëQindarkëDëm” njofton DPSHTRR.

Po ashtu, një masë tjetër lidhet me korrupsionin në dhënien e lejeve të drejtimit. Vendimi përcakton se duke nisur nga 17 dhjetori i këtij viti, do të disiplinohet tavani I numrit të aplikimeve nga autoshkollat.

“Sfida e ndalimit të marrjes së testeve teorike/praktike për leje drejtimi, pa mësuar, me shuma të majme në të zezë, do prekë 360 gradë tërë sistemin! DPSHTRR disiplinon tavanin e numrit të aplikimeve nga Autoshkollat bazuar në numrin e mjeteve/kalendar! Jo fiktivitetit! Jo rryshfetit! “ njofton drejtoria.

Po ashtu, një vendim tjetër i marrë është ai që parashikon që duke nisur nga 17 dhjetori, shërbimi i transferimit të dosjes do të bëhet vetëm me një vizitë.

“Nga 17 Dhjetori 2018 shërbimi për transferimin e dosjes nuk do jetë më kalvar! Qytetari/subjekti do paraqitet 1 herë (Jo 2-4!) në sportelet tona me dokumentat e kërkuar dhe do t’i jepet shërbimi i plotë direkt, menjëherë! Fenomeni Ik e eja sa të vijë dosja MBARON!” njofton DPSHTRR në faqen zyrtare në “Facebook”

SCAN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË BALLSH/ Mësuesja rrezikon punën, sepse është "zhdukur" diploma (VIDEO)
Previous article "KUR ISHTE BERISHA, SHKOLLA ISHTE ME MERITË"/ Rama: Juve analistëve ju kam lënë ZOTIN

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT