Një vajzë vetëm 9 vjeç humbi jetën teksa po flinte pasi u kafshua në gisht nga një gjarpër kobra.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Tajlandë. Prapawee Prawat po flinte në një dyshek mbi dyshemenë me çimento të shtëpisë.
Familja e saj e gjeti trupin e pajetë të mërkurën në mëngjes pranë gjarprit të gjatë dy metra.
Vajza ishte e mbuluar me një batanije të bardhë. Mendohet se kobra i kafshoi gishtin e dorës që nuk ishte mbuluar.
Policia mbërriti dhe zbuloi gjarprin pranë gishtit të fryrë dhe të mavijosur. Banorët e zonës e mbytën gjarprin, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në spital për ekzaminim.
Policia mendon se vogëlushja ka qenë e pajetë për tetë orë, përpara se të zbulohej nga familjarët.

Gjyshja tha se janë shokuar. Ajo tha se nuk kanë parë gjarpërinj më parë në shtëpi.




