• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJAKU “LUMË” NË LOKALIN NË DHËRMI/ Tjetër DËSHMI. Spikeri i lajmeve: Mu duk vetja si në luftë, pyesnim njëri tjetrin për…
Home
Breaking News

GJAKU “LUMË” NË LOKALIN NË DHËRMI/ Tjetër DËSHMI. Spikeri i lajmeve: Mu duk vetja si në luftë, pyesnim njëri tjetrin për…

8 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër dëshmi e tmerrshme vjen për situatën e krijuar pas mesnatës së të shtunës duke gdhirë e diela në Dhërmi, në diskon ku sipas policisë ka pasur një konfklikt dhe është qëlluar me armë zjarri nga një person që është shoqëruar në polici.

Është prezantuesi i lajmeve në TCH, Erion Dushi, i cili ka qenë një prej personave të shumtë që panë tmerr me sy. Në një postim në rrjetet sociale, ai sqaron se çfarë ndodhi pasi ishte vetëm një tavolinë larg personave të përfshirë në konflit.

Postimi i plotë i gazetarit:

Dy fjalë për “Havanën”
Unë jam nga ata persona që nuk e frekuentoj jugun prej 2012-ës dhe shumë syresh më kritikojnë pse unë e eksportoj jashtë lekun por me lejoni t’ju them se nga ajo që pashë tek ai lokal dje ku ndodheshin edhe figura të tjera publike, prindër me foshnje, një vajzë shtatzanë e shumë të tjerë jam krenar që nuk kam ardhur më parë.

Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua. Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. Mu kujtua filmi “the kingdom” teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe tërhiqja pas vetes miken time të shokuar që ende dridhej dhe më kërkonte mos të rendnim pas turmës. Nuk u interesova kush vdiq e kush shpëtoi por gjithë kohën komunikoja me pjesën tjetër të shoqërisë për të mësuar nëse ishin shëndoshë e mirë dhe këshillonim njëri-tjetrin të rrinim fshehur. Lavdi Zotit, të gjithë shpëtuam paq, ndërkohë që në vendngjarje policia mbërriti pas 10 minutash.

Po, unë isha në një fshat turistik shumë të proklamuar për mirë e keq. Isha mes qindra syresh që si unë kërkonin të shijonin pushimet e mes tyre gjendeshin këta çuna mamash të bukura e baballarësh me lekë, që mburren para të tjerëve për sasinë e alkoolit që kanë përpara në tavolinë, për varëset e orat e shtrenjta, për femrat mjerane që u rrinë nga pas si qeni pas kotheres së bukës. Isha në një ambjent ku truprojet që nuk të lenë të hysh i pashoqëruar ishin të parët që u larguan nga vendi i ngjarjes e manaxheri nga ana tjetër nuk po gjente ku të fshihej se në nevojtore kishin hyrë mbi 5 persona për m3. Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniformë policore e më shumë se kurrë sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamosur që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’i shohësh të dashurën e shpërfytyruar nga make-upi i rënduar.
Po, premtoj që për pushimet e mia do ta injoroj këtë vend të shkuar për dreq nga persona që jetën e kanë gjënë më të lirë e ku rendi e siguria nuk të ofrohen sikurse në vendet e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Boshti i ekipit/ Kamza e nis me veteranin e Luftëtarit, thërret dhe një “student”
Previous article Lojtarët në “borxh” me Vllazninë, klubi kundër futbollistëve të vet

g.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska Aktualitet

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT