• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJAKU “LUMË” NË LOKALIN NË DHËRMI/ Arrestohet 21-vjeçari që qëlloi me armë (EMRI)
Home
Breaking News

GJAKU “LUMË” NË LOKALIN NË DHËRMI/ Arrestohet 21-vjeçari që qëlloi me armë (EMRI)

8 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në një lokal në Dhërmi.

Burime për bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lokalin ‘Havana’ i cili ishte i mbushur me njerëz.

Përplasja me armë ka ardhur pas një konflikti mes disa të rinjve të cilët më pas kanë nxjerrë armët.

Paraprakisht mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Policia ka vënë në pranga Rei Vrapin, 21-vjeç nga qyteti i Vlorës.

Policia e Vlorës në një njoftim zyrtar bën me dije se në Dhërmi ka arrestuar një 21 vjeçar i cili lëvizte si pasagjer në një BMW X5 dhe mbante armë zjarri me vete. Sipas bluve, ky rast nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në diskon në Dhërmi, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

NJOFTIMI ZYRTAR

1d180bc9-2a85-4a06-91dc-00bb4ca2bef6

Dhërmi, Himarë.

Policia arreston në flagrancë një 21 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete .

Shërbimet e Policisë në Dhërmi, kanë marrë informacion se një i ri po lëviste me armë zjarri me vete, si pasagjer në një automjet BMV X5.

Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen “Gjilek”, është konstatuar mjeti që dyshohej se lëviste personi që kishte armë me vete.

Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT me një kreher me 7 fishekë.

Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMW X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë.

fce1e960-e217-4a97-8d6b-3a67a1cbc003

Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestmi në flagrancë i shtetasit Rei Vrapi, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit”, ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Juventusi cakton datën e transferimit të Ronaldo
Previous article Marrëveshjes e Asociacionit/ Beogradi: Brukseli si tigër pa dhëmbë

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT