• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjakmarrja/ Lutet nëna e 4-fëmijëve: Mi lini fëmijët të jetojnë të qetë
Home
Sociale

Gjakmarrja/ Lutet nëna e 4-fëmijëve: Mi lini fëmijët të jetojnë të qetë

7 November, 2017 xhesi.editor Aktualitet, Sociale

Flora Kurbaneshi është nëna e 4 fëmijëve, e cila e shqetësuar për fatin e tyre, bën apel në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, për harrimin e të shkuarës.

nena

Në vitin 1991, ajo dhe familja e saj erdhën nga fshati dhe u vendosën në Kodër-Kamëz, tek godinat në Institut. Duke qenë se ishin 6 vetë në shtëpi, për shkak të vështirësive bashkëshorti i Florës hapi një kafene përpara pallatit.

Më 14 qershor të vitit 1997, pas një debate në lokal mbeti i vrarë Ilir Haxhia. Gjithçka nisi si një sherr pagesash, dhe në përpjekje për të vrarë burrin e Florës , Rizain, ky i fundit vrau Haxhinë.

E gjithë skena e sherrit u pa nga fëmijët, madje në mes të zënkës u fut edhe vetë Flora. Pas vrasjes, burri i saj, Rizai u largua dhe ajo mbeti e vetme me fëmijët.

Ajo tregon se nuk dinte as si t’ia shpjegonte atë që kishte ndodhur. Më pas bar-kafeneja u dogj dhe mendohet se zjarrin ia vunë shokët e viktimës.

Flora rrëfen momentin e vështirë të arratisë, kur mes plumbash i është dashur të kalojë bregun e lumit, derisa arriti në shtëpinë e Shefqet Vladit, i cili punonte në gardë, dhe i kërkoi ndihmë për t’i shpëtuar jetën e fëmijëve.

Së bashku me të vëllanë, i cili ishte shef i komisariatit nr.4, Flora shkoi tek prindërit e burrit të saj në Mat. Vëllait të saj i kanë bërë shumë presion dhe aktualisht është në depression.

Pas 8 muajsh qëndrim në fshat, ata kaluan klandestinë në Athinë. Edhe pse tentuan marrëdhëshje dhe falje, familja e viktimës nuk pranoi. Pas 1 viti e 4 muajsh, burrin e saj Rizain e vrasin në Athinë.

“Një makinë kishte ndaluar para pallatit tonë dhe kishte derën gjysmë të hapur. Njëri doli nga makina i maskuar dhe e qëlloi Rizain. Duke qenë se unë e kuptova situatën, tëërhoqa vajzën, por më ranë të fikët dhe u rrëzova përtokë,” tregon Flora.

Tani Flora mes vështirësve, është ende e frikësuar për fëmijët, të cilët i ka rritur me shumë sakrifica.

Shqetësimi më i madh i saj është se ngjarja është përmendur nga vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj, Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës.

“Ëndrrat e fëmijëve të mi ngelën përgjysmë. 2 vajzat më janë rritur me trauma dhe nuk kanë pse të vuajnë një histori të tillë. Djali im 23-vjeçar nuk e fitoi dot shkollën, dhe njëra prej vajzave pavarësisht se fitoi bursë nuk shkoi dot. Mezi jetojnë, babain jua vranë dhe na i shkatërruan ekonomikisht,” tregon ajo.

Flora lutet që çdo gjë t’i lihet të shkuarës, dhe meqë hakmarrjen e morën tani ta lënë të jetojë e qetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inspekton punimet në Fier/ Kryeministri habit me veshjen (FOTO)
Previous article Prokuroria nis hetim pasuror për Tahirin dhe biznesmenin. Flet administratorja e Kurum

xhesi.editor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT