Shenja të shumta gjaku, shenja plumbash në dyer, një skenë e mirëfilltë e një kasaphane të ndodhur brenda apartamentit.
Këto janë çfarë kanë mbetur në banesën e parukieres nga Kavaja, ku mbrëmë pas mesnate, një efektiv policie i burgjeve vrau me armë Dritan Haxhollin 41 vjeçar, me të cilin nëna e tre fëmijëve kishte pasur një lidhje jashtëmartesore të cilës i kishte dhënë fund dy javë më parë.
41-vjecari e kërconte dhe i bënte shantazh, mbrëmë e gjeti në banesë me tre meshkuj të tjerë. Skenë lufte në apartamentin e Marsida Qajta. Në katin e dytë të apartamentit duplex flinte në dhomën e gjumit vajza 2-vjeçare.
Dy fëmijët e tjerë jetojnë me familjarët e bashkëshortit të parë, bashkëshorti aktual ndodhet në burg në Gjermani.
Marsida Qatja
Dritan Haxholli

Bledar Toçi

/AlpeNews.al



