I ftuar në “Zonë e Lirë” nuk munguan pyetjet pikante nga gazetari Arjan Cani drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Në invervistën “Fake No Fake”, kreu i qeverisë u pyet në lidhje me emojin e vendosur pak ditë më parë në një postim të bërë për bastet dhe kazinotë elektronike.
Cani: Ç’ishte ai gisht i mesit që kishe në një postim? E mban mend?
Rama: Po sigurisht e bëra vetë
Cani: Po i shkon një kryeministri ta bëjë atë?
Rama: Ajo nuk është fake, është real.