• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GIRO D’ITALIA/ Policia, plan masash: Rrugët që bllokohen më 9, 10 dhe 11 Maj
Home
Aktualitet
Kronikë

GIRO D’ITALIA/ Policia, plan masash: Rrugët që bllokohen më 9, 10 dhe 11 Maj

6 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë, Sport

Për shkak të “Giro d’Italia” që do të zhvillohet në Shqipëri në datat 9, 10 dhe 11 Maj, në vend do të ketë disa rrugë që do të bllokohen. Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, doli në një konferencë për shtyp ku bëri me dije me detaje të gjitha akset që do të kenë kufizime këto ditë.

3500 punonjës policie, bashkë me punonjësit e policive bashkiake të disa qyteteve, do të jenë në terren për të siguruar ecurinë e tre etapave.

Etapa e parë do të nisë më 9 Maj nga qyteti i Durrësit, vijon në Elbasan dhe përfundon në Tiranë. Etapa e dytë zhvillohet në Tiranë më 10 Maj dhe quhet etapa kronometrike. Etapa e tretë do të zhvillohet në Vlorë më 11 Maj, ditën e zgjedhjeve. Megjithatë për të gjitha rrugët që do të bllokohen shfleto më poshtë.

Tre etapat në Shqipëri janë pjesë e 21 etapave të Giro d’Italia 2025 që përfundon më 25 Maj në Romë.

Si bllokohen rrugët për etapat e Giro d’Italia

ETAPA E PARË (9 MAJ)

Durrës–Elbasan–Tiranë

Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.

Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës

Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:

•Rruga “Marsi 91”;

•Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);

•Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);

•Rruga e Kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)

Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).

Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:

•Rruga “Marsi 91”;

•Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);

•Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);

•Rruga  e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);

•Rruga e re e portit

b) Bllokimi i rrugëve interurbane:

Do të ketë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh – Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).

c) Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.

Ndalimi  i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.

(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).

Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itinerarin e etapës së parë, në:

•Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

•Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

•Rrugën e “Elbasanit”,

•Bulevardi “Bajram Curri”;

•Rrugën “Ali Shefqeti”;

•Rrugën “Alajdin Frashëri”;

•Rrugën e Rexhekrit;

•Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

•Rrugën “Sotir Çaci”;

•Rrugen “Xhanfize Keko”;

•Rrugen “Arkitekt Kasemi”;

•Bulevardi “Zhan D’Ark”;

•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

•Në  brendësi të ish-Gardës së Republikës.

•Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës

•Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rrugët janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës – Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-Tregu Elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në Unazën Lindore.

-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI POLICIN TEKSA UDHËTONTE I DEHUR/ Arrestohet 27-vjeçari në Dibër
Previous article U PËRFSHI NË SHERR ME SHOFERIN E KAMIONIT/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD, Bledjon Nallbati

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT