Edhe pse festat e fundvitit janë për t’u mbledhur në shtëpi dhe për të kaluar bukur me familjet, mjekët janë sërish në krye të detyrës, duke qëndruar pranë pacientëve kur ata kanë nevojë.
Prej muajsh në krye të detyrës, mjekët e Infektivit kanë qenë ata që e kanë kaluar vitin më të ndarë se kurrë me familjarët, pasi qëndrojnë në frontin e parë të luftës me pandeminë COVID-19.
Në ditën e parë të këtij viti, shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo ka postuar një foto me mjekun infeksionist Tritan Kalo, ku urojnë shqiptarët për Virin e Ri.
“Miremengjes nga Ne,dhe Gezuar,, 1.01.2021 ,pas Vizites tek pacientet”, shkruan mjekja, ndërkohë që foto është bërë në afërsi të shtëpisë së tyre të dytë, spitalit Infektiv.


