• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GËRMIMET PËR TË ZHDUKURIT E KOSOVËS/ Pas Kizhevakut nisin kërkimet në minierën e Shtavalit
Home
Rajon

GËRMIMET PËR TË ZHDUKURIT E KOSOVËS/ Pas Kizhevakut nisin kërkimet në minierën e Shtavalit

26 December, 2020 Delo.autor Rajon

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu, paralajmëroi se së shpejti do të nisin gërmimet te miniera e Shtavalit në Serbi, ku dyshohet se ka trupa të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë. Gërxhaliu foli të shtunën në një konferencë për media në Prishtinë, së bashku me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të zhdukur.

“Në Serbi (gjatë vitit 2020) kemi kontrolluar tri lokacione, në mesin e të cilave është Kizhevaku si lokacioni i pestë i gjetjes së mbetjeve mortore. Kemi qenë edhe në Kozarevë të Novi Pazarit… si dhe kemi bërë kontrollin e Shtavalit, gjithashtu një minierë, ku dyshohet se ka një varrezë, të cilës do t’i qasemi pas Kizhevakut”, tha Gërxhaliu, duke raportuar për punën e bërë gjatë këtij viti. Varreza masive në Kizhevak është e pesta me viktima shqiptare që është zbuluar në territorin e Serbisë. Deri më tani, nga Kizhevaku janë nxjerrë mbetjet mortore të 4-5 personave.

Gërxhaliu tha se kërkimet atje do të vazhdojnë vitin e ardhshëm, pasi të përmirësohen kushtet e motit. Ai po ashtu tha se gjatë vitit 2020, në Kosovë janë kontrolluar nëntë lokacione, ku janë gjetur 11 trupa të personave të zhdukur. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Ramë Manaj, tha se pandemia e koronavirusit e ka stagnuar punën e këtij komisioni. Ai tha se ka pritur nga Bashkimi Evropian që ta rrisë presionin ndaj Serbisë, për të dhënë informacione për të zhdukurit.

Zhvarrimi i trupave në Kizhevak të Serbisë, në muajin nëntor. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve. Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGJI PËR PENSIONIN NË KOOPERATIVË/ Beqaj: Vjetërsia në punë tashmë njihet automatikisht
Previous article "SERIOZA MERTON SHUMË FËMIJË, ËSHTË NJË BABA I MIRË"/ Familja e Adelina Tahirit do të shtohet në numër (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT