• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GËRDECI/ Zamira Durdaj: Ndodhi nga babëzia për para. Ajo më vrau djalin!
Home
Breaking News

GËRDECI/ Zamira Durdaj: Ndodhi nga babëzia për para. Ajo më vrau djalin!

6 May, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zamira Durdaj e cila humbi djalin 9-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit kërkon hapjen e dosjes së plotë. E ftuar në Shqip në Dritare Tv zonja Durdaj tha se faktet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ka shumë prova që mund të çojnë në zbardhjen e plotë vetëm nëse dosja hapet. Gjatë bisedës me gazetaren Rudina Xhunga Durdaj u shpreh se pret që ata që e shkaktuan këtë tragjedi, të paguajnë.

“Fatmir Mediu është pezulluar për shkak të imunitetit. Për imunitetin që kishte si Ministër i Mbrojtjes së asaj kohe, dosja e tij nuk ka dalë në një vendim gjykate. Unë dua që të hapet e gjithë çështja për Gërdecin. Sepse faktet janë të lidhura. Ka shumë prova të tjera. Çështja është pranuar në Gjykatën e Apelit pas 5 vjetësh gjykim në shkallën e parë. Dua të rihapet dosja e plotë sepse ne familjarët e viktimave nuk kemi pasur të drejtë të përfaqësohemi.

Të gjithë ata gjyqtarë që kanë gjykuar dosjen e Gërdecit kanë ikur nga sistemi i drejtësisë. Vetëm dy prej tyre vazhdojnë, të gjithë të tjerët janë larguar nga vettingu. Kjo do të thotë që unë jam gjykuar nga një bandë kriminale. Sepse ata kanë qenë të shitur.

E sotmja nuk më jep shumë shpresë që do të shkojë deri në fund, por më jep një shpresë të vogël. Unë i kam kërkuar pa reshtur Prokurorisë të hapë çështjen për ish-Ministrin e Mbrojtjes. Prokuroria ka bërë ping-pong. Një kalvar i gjatë procedurës.

Unë i kam ndjekur të gjitha proceset gjyqësore vetë. Unë pres që në këtë vend të vendoset një ligj që ata që e bëjnë një gabim, të mbajnë përgjegjësi. Nëse nuk mbajnë përgjegjësi, kjo do të vazhdojë kështu. Kjo është ajo që unë kërkoj, të rris fëmijë e nipër të sigurtë. Këtu tek ne nuk ka vlerë jeta.

Ata që shkaktuan Gërdecin duhet të paguajnë për atë që shkaktuan. Por edhe dëmshpërblimin duhet ta paguajnë ata që e bënë, jo taksapaguesit shqiptarë.

Nuk kam ndonjë entuziazëm të madh që u rihap çështja në SPAK sepse kam hall se do të shkoqet rrugës. Do të ketë ndërhyrje politike. Por të kishte vullnet politik dhe vullnet nga institucionet e drejtësisë Gërdeci ishte i zbardhur. Por megjithatë diçka ka ndodhur sot, SPAK e pranoi rihapjen e çështjes”, u shpreh Durdaj.

E vendosur t’i shkojë deri në fund, Durdaj tha se lufta e saj është nuk është me njerëzit por me shtetin.

“Këtu asnjë institucion nuk mban përgjegjësi për jetën tonë. Gërdeci erdhi nga babëzia për para. Kjo është të luash mendsh. Unë jam me mjekim. Po mjekohem që t’i shkoj në fund drejtësisë për Erin. Kam qenë në salla të drejtësisë të mbushur me njerëz që i urreja, por nuk jam dorëzuar. Durova, për të treguar që jam e fortë. Nuk kam pranuar asnjëherë ndihmë, nga askush. Nuk dua ndihmë financiare, dua drejtësi.

Edhe botën të ma falin, nuk e dua. Mund të jetoja edhe në një kasolle, po të kisha Erin. Por unë nuk e kam personale me njerëzit, e kam me institucionet. Mua djalin ma vrau shtetit. Dhe shteti dua të mbajë përgjegjësinë. Tragjedia e Gërdecit ndodhi sepse nuk funksionoi shteti. Që nga presidenti deri te kryeplaku i fshatit. Unë e di që Eri nuk më vjen më dhe jeta vazhdon por po e bëj këtë luftë për fëmijët e tjerë. Fëmijët duhet të rriten të sigurt në këtë vend, ndaj beteja ime vazhdon për ta”, u shpreh Durdaj në Dritare Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID NË ITALI/ Rritet numri i të infektuarve, shënohen 258 viktima
Previous article FINALE BRITANIKE NË CHAMPIONS LEAGUE/ Canizares zgjedh fituesin: Një skuadër e mrekullueshme

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT