• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GËRDECI”/ Avokati: Hetim dhe për letrën e Bumçit drejtuar Shkelzen Berishës
Home
Aktualitet
Kronikë

“GËRDECI”/ Avokati: Hetim dhe për letrën e Bumçit drejtuar Shkelzen Berishës

24 September, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Avokati Idajet Beqiri tha se në çështjen “Gërdeci” nuk është përfshirë vetëm Fatmir Mediu dhe nëse hetimet do të bëhen më të thelluara nga drejtësia e re do të dalin në pah shumë mungesa që ka bërë drejtësia e vjetër, e ndikuara nga politika dhe shumë emra të rinj që janë urdhëruesit e Gërdecit.

Sipas avokatit Beqiri, kjo është dosja e parë që po hapet ndaj Sali Berishës, duke konsideruar atë dhe familjarët e tij si përfituesit kryesorë të aktivitetit të demontimit të armëve.

“Jemi në rrugën e duhur dhe do të thotë që reforma në drejtësi po jep efektet e saj. Sot ndodhemi në një situatë të re në favor të ligjit dhe reformën në drejtësi, po i jepet vërtetë fuqi kësaj reforme. Nëse do të kërkohet plotësim hetimesh aty mund të dalin në pah se kush janë urdhëruesit e Gërdecit, kush janë përfituesit dhe interesat e kujt ishin në atë fabrikë.

Do dalin edhe bashkëpunëtorë të tjerë se Mediu nuk e ka bërë vetëm këtë. Ne kemi prova se Aldo Bumçi, që ishte ministër Drejtësie në vend që letrën t’ia çonte institucionit ia çon Shkëlzen Berishës, një absurditet i jashtëzakonshëm.

Do dalin edhe mjaft problematika të tjera, të gjithë të përfshirët në Gërdec, direkt ose indirekt do të dalin. E them me plot bindjen se kjo është dosja e parë që po hapet për Sali Berishën”, tha Beqiri gjatë një interviste për Report TV.

Avokati sqaroi hapat që do të vijë aktualisht çështja e Gërdecit. Ai tha se çështja do të shkojë sërish në shkallën e parë të GJKKO dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do ta kalojë direkt për gjykim, apo ka nevojë për plotësime të tjera dhe do të rikthehet për hetim në SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA NDAJ USYK/ Boksieri Joshua “kërcënon” në peshime, 9kg më i rëndë se rivali ukrainas
Previous article "PRESIM QË "PLESHTI" TË JETË GATI PËR..."/ Trajneri Pochettino jep lajmin e madh mbi "Jashtëtokësorin"

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT