• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gerald Tatzgern për Shqipërinë: Nëse ngrihen qendrat e azilit, duhet forcuar policia…
Home
Sociale

Gerald Tatzgern për Shqipërinë: Nëse ngrihen qendrat e azilit, duhet forcuar policia…

20 June, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Në media flitet për mundësinë e ngritjes së qendrave të refugjatëve në Shqipëri e vende të tjera të Ballkanit. Drejtori austriak kundër trafikimit, Gerald Tatzgern thotë se Austria do ta mbështesë konkretisht Shqipërinë.

Vala e refugjatëve drejt Europës nuk ka të ndalur. Së fundmi ju e keni cilësuar gjendjen si “shumë të rrezikshme”. Çfarë e bën atë kaq të rrezikshme?

Gerald Tatzgern: Gjendja është gjithmonë e rrezikshme, kur ne dallojmë, se si grupimet e ndryshme të trafikantëve i kushtohen gjithnjë e më shumë trafikimit, sepse shumë njerëz nga këto rajone marrin rrugën në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë. Në bëjmë fjalë këtu për një masë prej 50.000-60.000 persona, më shumë se 17.000 vetë të tjerë që ndodhen në ishujt grekë, marrin për pak kohë të drejtën të lëvizin të lirë në të gjithë Greqinë.

Austria duket se e ka një plan, mediat flasin shumë për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në Shqipëri. Asnjëra palë nuk i ka hedhur poshtë këto plane, sa konkret është ky plan ?

Ne jemi të gatshëm që jashtë Bashkimit Europian të ngremë qendra të tilla të Bashkimit Europian, ku të verifikohet, nëse ekziston apo jo një e drejtë për të vazhduar udhëtimin drejt Europës. Pra ne duam të dërgojmë sinjalin e qartë, se nuk duam t’ua lëmë trafikantëve në dorë se kush ia del të hyjë në Europë dhe kush jo.

Shqipëria përmendet si një nga këto vende. A mundet ky vend ta përballojë një barrë të tillë?

Nuk mund t’i përgjigjem kësaj nga këndvështrimi i policisë dhe kriminalistikës, sepse ky është proces politik. Por mund të them nga këndvështrimi i policisë, se nëse do të ngrihen këto qendra, pavarësisht se ku, atëherë ne duhet t’i mbështesim shumë policitë e këtyre vendeve, me qëllim që të mos hapen fusha të reja kriminaliteti, ku vajzat e gratë të shfrytëzohen apo ku trafikantët të zbulojnë fusha të reja veprimi.

A ka plane për këtë?

Ne kemi aktualisht një plan që nga sektori ynë të dërgohen nëpunës (Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën shën. red.)në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë aksione të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar, do të shohim për mundësitë e mbështetjes me asistencë teknike, këtë do ta komunikojmë më tej në Bashkimin Europian që kolegët tanë të policisë në Ballkan t’i forcojmë si duhet. Mbështetja jonë do të jetë edhe me personel.

Nëse ngrihen qendra të tilla a nuk përbën kjo rrezik edhe për sigurinë e këtyre vendeve, BE ka një problem më pak, këto vende një problem më shumë?

E kemi parë disa herë se në mesin e migrantëve gjenden edhe simpatizantë të IS-it. Ne punojmë me të gjitha autoritetet në Ballkan në mënyrë që të pengojmë që të krijohet një problem i tillë sigurie në të gjithë rajonin. Aktualisht mund të llogarisim se luftëtarë të caktuar kërkojnë të zbarkojnë këtu dhe përdorin për këtë trafikantët për t’i çuar në vende të tjera. Por për momentin nuk ka të dhëna se ndonjë shtet i caktuar në Ballkan po rrezikohet.

Nëse qendrat e refugjatëve zhvendosen në Shqipëri apo Ballkan, a nuk do të krijojë kjo hapësira të reja për grupet e trafikimit? Si e shihni gjendjen aktualisht në Ballkan?

E vështirë të japësh një përgjigje, sepse kur shumë njerëz i kushtohen kësaj pune, trafikimit, atëherë krijohen grupime gjithnjë e më të vogla. Pra nuk është se kemi një “kapo” që e ka në dorë të gjithë trafikimin në Ballkan. Por megjithatë kemi të dhëna se në disa vende, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri ka njerëz aktivë që kanë rol drejtues në këto grupe trafikimi. Ka grupe trafikantësh me 20 vetë por edhe deri në 60 kriminelë.

Grupime që janë aktivë dhe që mund të forcohen në Shqipëri, nëse vijnë qendrat e reja…

Nuk e besoj, sepse gjithçka do të ishte e kufizuar në një vend. Kemi pasur një përvojë në Austri, ku në qendrën më të madhe të azilit në Austri zhvilluam masivisht hetime dhe arritëm që të identifikonim shumë traifkantë dhe t’i arrestonim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA/ Italia do sjellë në Shqipëri të gjithë të burgosurit shqiptarë
Previous article ALFRED PEZA/ Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE përmes "Trekëndëshit të Bermudës"

F.autor

Postime të ngjashme

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në... Aktualitet

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT