• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gentian Doda përçau Apelin/ Ja si votuan gjyqtarët Miri, Bendo e Skënderi
Home
Aktualitet

Gentian Doda përçau Apelin/ Ja si votuan gjyqtarët Miri, Bendo e Skënderi

12 November, 2017 F.autor Aktualitet

Më 7 qershor të vitit të Shkuar Gjykata e Apelit në Tiranë dha vendimin e formës së prerë për Gentian Dodën, fillimisht i dënuar me 20 vjet burg dhe më pas me 8 vjet pasi Gjykata e Matit ndyrshoi akuzën ndaj tij.
Përpara dhënies së vendimit, miq dhe të afërm të Dodës kishin nisur lëvizjet për të korruptuar Gjykatën dhe prokuroria kishte përgjuar të dyshuarit.
Një nga të arrestuarit komunikonte me kushëririn e gjyqtarit, pronari i një lokali në Fushë Krujë ku sipas pamjeve filmike janë dhënë edhe paratë. Bëhet fjalë për 30 mijë euro të cilat sipas prokurorisë dyshohet se i janë dhënë gjyqtarit Miri përpara dhënies së vendimit.
Në rutinën e përditshme, Gjykata e Apelit verifikon vetëm ligjshmërinë e vendimit dhe anën formale të tij pa u future në fakte apo themelin e çështjes. Për këtë arsye, vendimet e kësaj gjykate janë me shumicë të plotë në çdo rast, qofshin pro apo kundër palës kërkuese.
Por në rastin e Gentian Dodës, ka ndodhur ndryshe. Tre anëtarët e trupit gjykues: Shkëlqim Miri, Agim Bendo dhe Flutura Skëndëeri, nuk kanë qenë në një mendje nëse vendimi i shkallës së parë duhet të lihej në fuqi apo jo.
Image result for gentian doda shkelqim miri
Referuar vendimit të datës 7 qershor rezulton se gjyqtarët Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri Relator kanë votuar pro vendimit të Gjykatës së Matit që dënonte me 8 vjet burg Gentian Dodën, pasi i kishte ndryshuar akuzën nga vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në plagosje të rëndë me dashje.
Ndërsa gjyqtarja e tretë e kolegjit, Flutura Skënderi ka patur tjetër mendim për zgjidhjen e çështjes dhe ka votuar kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Burrel.
Kjo përçarje e gjyqtarëve ka qenë një element i rëndësishëm për hetuesit, të cilët kishin zbuluar lidhjet e familjarëve të Gentian Dodës me kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Por nga verifikimit e prokurorisë nuk rezulton të jetë përfshirë në këtë çështje gjyqtari Agim Bendo, i cili ka votuar për lënien të fuqi të vendimit që favorizonte të akuzuarin për dy vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meta në dilemë për kreun e ri të SHISH. Pse dekreti mungon prej 2 javësh
Previous article Jeta e gazetares që vdiq në aksident/ Dedikimet rrënqethëse të mikeshave

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT