Massimiliano Allegri nuk do të mundë të llogarisë në disa futbollistë titullar, përfshirë Cristiano Ronaldon, të cilin ka zgjedhur ta pushojë, për ndeshjen e sotme në Serie A kundër Genoas.
Juve është 18 pikë para Napolit në renditjen e Serie A dhe tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Champions League, pas fitores 3-0 ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma.
Ronaldo shënoi het-trik në atë ndeshje duke i dhuruar kështu vetës pushim, pasi CR7 nuk do të udhëtojë për t’u ballafaquar me Genoan.
Mario Mandzukic është rikuperuar për këtë ndeshje.
Douglas Costa, Mattia De Sciglio, Juan Cuadrado, Andrea Barzagli dhe Sami Khedira vazhdojnë të jenë të lënduar.
Juve nuk di për humbje këtë ligë këtë sezon, por i shkon një skuadër si Genoa që nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit, dy barazime dhe një humbje.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:
Juventus:
Genoa:



