• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GËNJEU APO MBROJTI VËLLAIN/ Partia Demokratike vijon sulmin ndaj ministrit Xhafaj
Home
Shqipëri

GËNJEU APO MBROJTI VËLLAIN/ Partia Demokratike vijon sulmin ndaj ministrit Xhafaj

13 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Në nisjen të konferencës së sotme Partia Demokratike vijon publikimin e fakteve të lidhjes të vëllait të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafajt.

Pjesë nga fjala e Alibeajt, Bardhi dhe Salianji:

Dënimi i Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me 7 vjet e 2 muaj burgim, është tashmë një fakt i pranuar nga vetë Ministri. Edhe dijeninë e tij mbi këtë dënim, Fatmir Xhafaj e pranoi vetë, duke thënë se këtë vendim e ka gjetur online.

Mirëpo, më 7 Tetor 2010, Fatmir Xhafaj gënjeu publikisht duke thënë se i vëllai për një gabim dhe faj që ka bërë, i ka vuajtur pasojat ligjore.
Saktesisht ka thene:
[………..Një gabim dhe faj, PËR TË CILIN I VUAJTI PASOJAT LIGJORE ….. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi I VETËM negativ i tij përballë ligjit.].
E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge.

Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.

Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Ministër i Brendshëm e ka ndihmuar Agron Xhafajn t’i shpëtojë drejtësisë.
Shqiptarët mbajnë mend me dhjetra raste të burgosjes së kryefamiljarëve që nuk paguajnë dot faturën e energjisë elektrike, apo burgosjen e qytetarëve kukësianë që protestuan për mbijetesën e tyre përballë traut të taksës korruptive Rama në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge,
jo vetëm nuk burgoset, por ka imunitet mbi ligjin dhe ka siguruar paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria.

Pse? Sepse është vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Policia e Shtetit është nën urdhrat e Familjes Xhafaj. Cili punonjës i ndershëm policie do guxonte të zbatonte ligjin ndaj një anëtari të Familjes Xhafaj?

Është e qartë për këdo: sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, vëllai i tij, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk do të vuajë asnjë ditë nga dënimi 7 vjet e 2 muaj për trafik droge.

Burgu në Qeverinë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është për njerëzit e pamundur, jo për trafikantët e pushtetshëm, është për krimet ordinere, jo për krimin e organizuar.
Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij?

Pse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?

Pse nuk vepron Policia e Shtetit?

Pse është katandisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?

Por Fatmir Xhafaj hesht. Nuk flet dot, sepse nëse flet i duhet të pranojë se e ka ndihmuar të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Në fakt, pyetjet e mësipërme kanë marrë përgjigje vetë nga çdo shqiptar. Përgjigja për pyetjet që prej ditësh Fatmir Xhafaj nuk i jep dot përgjigje është një e vetme:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është aryseja pse Agron Xhafaj i ka shpëtuar dënimit, pse Ligji Antimafia nuk vepron mbi Agron Xhafajn dhe atë vetë.

Ai ka shkelur ligjet dhe ka falsifikuar dokumentet zyrtare për këtë qëllim.

Fatmir Xhafa është arsyeja pse shteti është në shërbim të Agron Xhafajt, jo përballë tij me forcën e ligjit.
Dënimi me 7 vjet dhe 2 muaj u bë 0 ditë burgim sepse Agron Xhafaj në fjalët e të vëllait Fatmirit: “ka pikë-takime dhe lidhje me njerëz të pushtetit.”

A ka lidhje më të pushtetshme sesa të jesh vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Shqiptarët kanë parë gjatë këtyre ditëve, 3 provat sesi Fatmir Xhafaj ka shkelur ligjet dhe ka penguar zbatimin e ligjeve për të mbrojtur vëllain e tij trafikant të dënuar droge :

1- Së pari, Fatmir Xhafaj nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm ka shkelur ligjin për të ndihmuar vëllain e tij ti shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar cdo veprim për ekstradimin e tij:
(i) për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;
(ii) për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri;
(iii) për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Fatmir Xhafaj këtë e ka për detyrë ta bëjë për çdo qytetar shqiptar që ka një dënim të pa ekzekutuar.

Por për Agron Xhafajn, vëllain e tij, nuk është zbatuar.

Përkundrazi.

Policia e Shtetit nuk vepron. Policia e Shtetit është nën urdhrat dhe shërbimin e Familjes Xhafaj. Ajo është shndërruar nga Policia “Habilaj” në Policia “Xhafaj”.

2- Së dyti, Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:
(i) Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit,

dhe

(ii) Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.
Fatmir Xhafa e bëri këtë në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve, fakt të cilin e pohoi edhe Ministri Italian i Drejtësisë, jo më larg se 6 muaj më parë.
3- Së treti, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia. Nga pozicioni i tij si Ministër I Brendshëm Fatmir Xhafaj pengon Ligjin Antimafia të veprojë ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt.
Policia e Shtetit nuk kandërmarrë asnjë veprim për të zbatuar masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, sic e kërkon Ligji Antimafia.

Kjo sepse aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Të tre këto prova tregojnë qartë sesi Fatmir Xhafaj është drejtpërdrejt i përfshirë nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm dhe më parë i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Fatmir Xhafa e bëri këtë në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve, fakt të cilin e pohoi edhe Ministri Italian i Drejtësisë, jo më larg se 6 muaj më parë.
3- Së treti, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia. Nga pozicioni i tij si Ministër I Brendshëm Fatmir Xhafaj pengon Ligjin Antimafia të veprojë ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt.
Policia e Shtetit nuk kandërmarrë asnjë veprim për të zbatuar masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, sic e kërkon Ligji Antimafia.

Kjo sepse aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.
Të tre këto prova tregojnë qartë sesi Fatmir Xhafaj është drejtpërdrejt i përfshirë nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm dhe më parë i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Fatmir Xhafaj e ka pranuar edhe më parë që e ka ndihmuar të vëllain. Konkretisht, me 07 Tetor 2010, Fatmir Xhafaj deklaronte se:

[…….JU MË PYESNI MUA NËSE E KAM NDIHMUAR VËLLANË TIM. Ju kam thënë dje dhe ju them edhe sot pa asnjë mëdyshje. PO, SIGURISHT QË PO! ……. E KAM NDIHMUAR T’I KTHEHET JETËS NORMALE. Që nga muaji maj i vitit 2002, kur është rikthyer në Shqipëri, dhe deri më sot, vëllai im…., KA NJË JETË NORMALE DHE PA ASNJË LLOJ REKORDI NEGATIV PËRBALLË LIGJIT….].

Partia Demokratike pyet sot Fatmir Xhafajn:

A i qëndron deklaratës se i vëllai ka një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negativ përballë ligjit.

A mund të arrihet kjo, kur pasi ke kryer një krim të rëndë si trafiku ndërkombëtar i drogës, nuk ke vuajtur asnjë ditë dënim?

A mund të arrihet kjo kur nuk goditet produkti i krimit, pra pasuria e paligjshme?

Prej disa ditësh Partia Demokratike e ka pyetur Fatmir Xhafajn, nëse Agron Xhafaj është i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit, për shkak të aktivitetit të mëparshëm kriminal në trafikun e drogës?

Heshtja ka qenë përgjigjia e Ministrit Fatmir Xhafaj edhe në këtë rast.
1. Shqiptarët mësuan të vërtetën që Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga drejtësia italiane.

Është e pamundur të besohet se pa vuajtur dënimin, personi i dënuar rehabilitohet, vetëm se i vëllai, pra Fatmir Xhafaj, e ka ndihmuar të reflektojë.

Nëse rehabilitimi arrihej me këshilla dhe reflektime, dhe jo me dënime, atëherë përse ekzistojnë burgjet?

Qëllimi i vuajtjes së dënimit është pikërisht rehabilitimi dhe riintegrimi shoqëror i personit të dënuar.

Pa vuajtur dënimin nuk ka kthim në jetën normale. Pa u futur në burg nuk frenohet aktiviteti kriminal. Këtë rregull e di edhe një fëmijë.

Por Fatmir Xhafaj deklaron se kthimi në jetën normale i një trafikanti ndërkombëtar droge arrihet me reflektim dhe këshilla, pra pa vuajtur dënimin e drejtësisë italiane.

2. Nga ana tjetër, çdo vend normal e shtet ligjor, e përdor ligjin antimafia, jo vetëm për të goditur krimin e organizuar, por edhe për të parandaluar vijimin e aktivitetit kriminal.

Kur krimit të organizuar nuk i goditet pasuria e paligjshme dhe burimi i financimit të aktivitetit kriminal, është e pamundur që parandalohet vijimi i veprimtarisë kriminale.

Me fjalë të tjera, kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Kjo është arsyeja pse ekziston një Ligj Animafia.

Ndaj Agron Xhafajt nuk është aplikuar as njëra dhe as tjetra. Ai as ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi i dhënë, dhe as nuk ka qenë subjekt i masave që parashikon ligji Antimafia.
Partia Demokratike pyet sot Fatmir Xhafajn:

1- A është rehabilituar Agron Xhafaj, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i tij dhe pavarësisht se ndaj tij Fatmir Xhafaj ka zgjedhur të mos e zbatojë ligjin antimafia?
2- A bën ai një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negative përballë ligjit, siç ka garantuar publikisht Fatmir Xhafaj?
3- A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?
4- A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë “vëllai i Ministrit të Brendshëm”, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?
5- A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?
6- A i ka siguruar sot Fatmir Xhafaj paprekshmëri Agron Xhafajt, njëlloj siç bëri dje për dënimin e autoriteteve italiane?
7- A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?
Fatmir Xhafaj duhet të përgjigjet sot!

Shqiptarët kanë të drejtë të mësojnë të VËRTETËN mbi këto pyetje!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ardhmja e Ze Marias, ja kushtet që të qëndrojë te Tirana
Previous article Mourinho dëshiron me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të Leicesterit

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT