Njeri nder bashkepunetoret me te afert te Berishes, publikon nje informacion te dhene nga ish kreu i SHISH ne ate kohe Fatos Klosi per ish kryeministrin Fatos Nano, ku vetem disa dite pas grushtit te deshtuar te shtetit, jepet informacion se po pergatitet nje vale e dyte sulmesh ndaj institucione.
Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo është kthyer pas në kohë, pikërisht në ngjarjet e vitit 1998, duke e zbardhur kete dokument dhe duke treguar ndoshta jo pa nostalgji se ishte ne syte e SHISH ne ate kohe, por dhe duke treguar budallallek sepse nuk e kundershton informacionin e sulmit ndaj kryeministrise dhe kryengritjes.
Pollo ka publikuar një dokument të Shërbimit Informativ Kombëtar në ato vite të drejtuar nga Fatos Klosi.
Në dokument thuhet se në disa qytete të Shqipërisë opozita po organizon ngritjen e grupeve ekstremiste dhe sulm ndaj Kryeministrisë.
Ndërsa në shkresë përmendet Genc Pollo, i cili thuhet se ka bërë thirrje për kryengritje të armatosur.
Pas kaq shumë kohësh Pollo e ka publikuar këtë dokumet në llogarinë e tij në Facebook. “Dhe unë pyesja veten ato ditë pse kjo lemzë? S’ më shkoi mendja te Fatos Klosi!”, shkruan duke ironizuar ish-ministri.(TemA)



