Deputeti i PD-së Genc Pollo ka dhënë një qëndrim sonte për emisionin “Të paekspozuarit” në News24 në lidhje me ambasadorët dhe qëndrimin e tyre për çështje të aktualitetit në vend.
“Duhet tju jemi mirënjohës SHBA-ve dhe zyrtarëve të BE-së për ndihmën në luftën kundër kulturës së pandëshkueshmërisë. Me peshq të mëdhenj mund të aludohet për çfarë të duash. Të fokusohemi tek rasti konkret. Ne kemi rastin e fundit të ish-ministri të Brendshëm dhe ai duhet gjykuar në meritën e tij.
Nëqoftëse do flisni për peshq të mëdhenj mos të flasim për peshq të supozuar por atë peshk që kapi drejtësia shqiptare dhe italiane. Ndihma për popullin shqiptar në disa raste kur ne pranojmë ndërhyrjen e BE-së apo SHBA-ve, do kishte qenë në raste konkrete. Prononcimin e qartë për imunitetin e ish-ministrit të brendshëm ashtu si zyrtarë të tjerë e kanë bërë”,


