Numri dy i Partisë Demokratike dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi duket se më në fund ka marrë një detyrë konkrete.
Ai është kthyer në “luftuesin” personal të kryebashkiakëve të vendit, me shpresën se ai me gjithë fuqinë që ka do të mundet ti gjejë gjithësecilit një “njollë të zezë”.
Këtë e ka shprehur vetë, teksa me takimet në Kamëz, Paskuqan, Vorë e Rrogozhinë ka ardhur në konkluzionin se ai do i kthejë qytetareve të drejtën për të shkarkuar kryeministrin.
Me fjalë të tjera “Rama ik”, “Gazi rri”. ALPEnews.al