Ndërkohë që protestat e opozitës vijojnë, vëmendja është zhvendosur tek gazi lotësjellës hedhur nga garda dhe policia e shtetit.
Kanë qënë vetë opozitarët ata që kanë zgjedhur të komentojnë më shumë mbi gazin duke e kthyer qëllim në vetvete, sesa për mesazhin që vetë protesta duhet të ketë.
Ajo që është anashkaluar, është dhuna e përdorur nga protestuesit kundrejt forcave të policisë së shtetit, duke filluar nga goditja me shkopinj drejt tyre e deri tek prishja e thyerja e xhamave të makinave.
Debati që ka përfshirë ditët e fundit, ka në qendër pyetjen nëse gazi lotësjellës duhet përdorur ose jo në raste si ky.
Çfarë parashikon ligji, përjashtimet dhe rastet e njëjta të ndodhura në botë:
Konventa që e ndalon gazin lotsjellës për t’u përdorur kundër armikut në luftë, e lejon përdorimin e tij nga policitë për shpërndarjen e protestave dhe tubimeve të dhunshme (link). Artikulli II (9)(d) i konventës përshkruan se çfarë nënkupton me “Agjentë të Kontrollit të Protestave”.
Gazrat lotsjellës CS, CN dhe CR bëjnë pjesë tek armët kimike të ndaluara në luftë, por të përfshira në listën e “Agjentëve për Kontrollin e Protestave”, përdorimin e të cilëve Konventa e lejon për policitë dhe strukturat e tjera ligjzbatuese të një vendi për të shpërndarë tubimet.
E në fakt, kjo ndodhi edhe në protestat e opozitës.
AlpeNews.al, sjell në vëmendje disa raste të njohura tanimë botërisht të protestave masive përfshirë këtu “G20” si dhe “jelek verdhët” në Paris.
Pamjet flasin qartë. Gazi lotësjellës, dhe ujë janë përdodur në shumë raste menjëherë pas nisjes së protestës, ndryshe nga Shqipëria ku pas orësh rezistencë ka ardhur si masë mbrojtëse si dhe për të shperndarë tubimin.













