Ka shitur gjithçka që kishte në Danimarkë vetëm e vetëm për t’ju përkushtuar gazetarisë së udhëtimeve. Ky është gazetari danez Palle Bo i cili deri më tani ka sjelle për dëgjuesit danez të radios Vagabond reportazhe nga 63 vende të botës. Ndalesa e tij e radhës është Shqipëria. Në një intervistë për Report Tv gazetari i famshëm danez tregon përse e përfshiu vendin tonë në listën e tij të udhëtimeve.
Unë kam nisur një udhëtim për të vizituar të gjitha vendet e botës . Shqipëria natyrisht është pjesë e këtij udhëtimi . Nuk dija shumë rreth Shqipërisë. Nuk kisha asnjë ide se çfarë do të më priste këtu por mund t’ju them që jam surprizuar sepse gjeta një Shqipëri më shumë moderne nga ajo që prisja. Keni restorante te mira, qytete plot gjallëri mbi të gjitha një natyre tejet te bukur.
Palle Bo tregon për përmbajtjen e reportazheve radiofonike.
Në reportazhet e mija për radio Vagabond mundohem të përfshi sa më shumë që të mundem për kulturën e vendeve që vizitoj. Këtë e sjell përmes banorëve lokal duke ia përcjellë atë dëgjuesve të mi në radio. Ky është qëllimi im në të gjitha vendet ku shkoj. Jo vetëm të shkoj në vendet turistike por të sjell zërin e banorëve lokal.
Shqipëria thotë gazetari nuk është shumë e njohur në Danimarkë. Për këtë jep edhe arsyen.
Kjo ka të bëjë me branding dhe reklamimin e vendit tuaj. Për shembull Kroacia është shumë vend i njohur për danezët dhe bregdetin. Ju keni një vije bregdetare të ngjashme por nuk ka ardhur në vëmendje të danezeve. Unë e shikoj Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm për danezët pasi ata preferojnë të shkojnë në vende të pa eksploruara dhe jo të mbi populluara me turistë.
Gazetari danez flet edhe për Bunk Art i cili do të jetë pjesë e reportazhit nga Shqipëria.
Në listën e vendeve që do të vizitoj është edhe Bunkart. Do të shkoj sot të shikoj çfarë ka brenda pasi kam dëgjuar shumë pasi tashmë është është kthyer në një atraksion për tu vizituar. Pra është nga ato gjërat që kur je në Shqipëri duhet ta shikosh me patjetër. Mezi pres ta vizitoj nga brenda pasi e kam parë nga jashtë dhe kam lexuar shumë për historinë që mbart Bunk Art që është diçka shumë unike për Shqipërinë.
Për Palle Bo pas Shqipërisë destinacioni i radhës do të jetë Kosova.