• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gazetari gjeniale: 150 ditë punë për një portret
Home
Aktualitet
Media

Gazetari gjeniale: 150 ditë punë për një portret

12 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Media

Një reporter i revistës gjermane «Der Spiegel» ka shoqëruar mbi 150 ditë Martin Schulzin, kandidatin e socialdemokratëve për kancelar të Gjermanisë. Kjo punë ka rezultuar me një portret që do të mbahet mend në historinë e gazetarisë gjermane.

Në numrin e fundit revista «Der Spiegel» njofton: «Politika është përherë edhe inskenim, dhe zakonisht politikanët kujdesen që gazetarët të mbajnë një distancë minimale, në mënyrë që të dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjohet.

Por, nganjëherë një politikan vendos të lejojë pamje më të thella me shpresën se motivet e tij, synimet e tij do të jenë më të kuptueshme. Kandidati i dështuar i socialdemokratëve për kancelar, Martin Schulz, mori një vendim të tillë, në fillim të vitit, kur për të situata dukej shumë më e mirë.

Markus Feldenkirchen e shoqëroi atë gati një gjysmë viti, në 50 termine, biseda, në taksi, në avion. Kësisoj u krijua një imazh i afërt i fushatës elektorale me të gjitha shpresat, goditjet,    zhgënjimet, një

          Martin Schulz

rrëfim i jashtëzakonshëm mbi politikën në vitin 2017. Mes Schulzit dhe Feldenkirchen pati vetëm një marrëveshje: teksti mund të botohet tek pas zgjedhjeve».

Të shtunën storja është botuar. Në një kohë kur në gazetari cilësia ngatërrohet me shpejtësi, portreti i gazetarit të «Der Spiegel» është një dëshmi se çka është gazetaria e vërtetë. Është durim. Hulumtim. Ecje. Vrap. Kontakte me politikanë. Biseda. Takime. Durim, sërish. Përqendrim. Natyrisht për të realizuar një projekt të tillë – 150 ditë duke shoqëruar një politikan – duhet të ekzistojë një gazetë apo revistë apo televizion apo medie digjitale e gatshme të vë në dispozicion mjetet e duhura financiare. «Der Spiegel» qe i gatshëm të investojë në një projekt të tillë.

Portreti i Martin Schulzit ka mbushur rrafsh 17 faqe të revistës nga Hamburgu. Ata që përtojnë ta lexojnë, mund ta dëgjojnë. Leximi i tekstit nga një aktor zgjat 93 minuta.

Mbi një orë e gjysmë për 150 ditë nga jeta e Martin Schulzit. Portreti është një kapitull i ri në historinë e gazetarisë politike.

Është një tekst i thurur me mjeshtëri, ku kapen çaste mes vullnetit për fitore dhe dyshimit se fitorja është e mundshme, momente të vetmisë dhe hidhërime me intrigat partiake, pritje gati mbinjerëzore nga elektorati dhe dorëzim para të pashmangshmes.

Pas leximit të portretit lexuesi ndien keqardhje për Schulzin, i cili me sa duket nga fillimi e dinte se nuk kishte shans kundër Angela Merkelit, dhe respekt për një gazetar që punon 5 muaj për një portret të një politikani.(E.R.)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Publikohet lista e 10 sulmuesve më në formë këtë sezon, zhgënjen Ronaldo
Previous article Erdogan takon Putin: Izraeli po rrit presionin ndaj palestinezëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT