Ish presidenti i RFJ Zoran Liliç i dha goditjen më të fortë Slobodan Millosheviçit si një dëshmitar në gjyqin e Tribunalit të Hagës.
Ai ndihmoi prokurorinë e Hagës me dokumente sekrete shtetërore që shkaktuan dëmin më të madh ndaj ish presidentit, Slobodan Millosheviç.
Këto dokumente sekrete iu dorëzuan ish-prokurores së Hagës Carla del Ponte, pretendon gazeta serbe me një shkrim autorial të saj
Sipas artikullit në Kurir, ajo që Del Ponte zbuloi nga dëshmia e Liliç, nga dokumentet që ai dorëzoi ishte dëshmia më e dëmshme për Millosheviçin.


