• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gazeta më e madhe britanike, The Guardian: Tirana një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë
Home
Aktualitet
Reportazh

Gazeta më e madhe britanike, The Guardian: Tirana një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

28 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Reportazh

Transformimi që po pëson Tirana dita-ditës, ka tërhequr vëmendjen edhe të gazetës më të madhe britanike, The Guardian, e cila i ka kushtuar një shkrim të veçantë qasjes novatore që kryeqyteti shqiptar po merr ndaj të qënit miqësor me fëmijët.

Pas prestigjozes “The Economist”, apo revistave të tjera me emër si Vanity Fair, Vogue, L’Espresso etj, The Guardian e rendit Tiranën si një nga qytetet më miqësore ndaj fëmijëve, mes Rotterdamit, Bogotas, Lexingtonit dhe Vancouverit.

Në artikullin e saj, Laura Laker, shkruan se përkundër zërit të një minorance që protestoi për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni Artificial, shumica fitoi, ndërsa thekson se në të gjithë qytetin janë ndërtuar 31 kënde të reja lojërash, që dikur kanë qenë hapësira të zëna nga ndërtimet informale.

Artikulli i kushton një vëmendje edhe sheshit “Skënderbej” dhe nismave të Bashkisë së Tiranës për ditët pa makina, të cilat kanë sjellë një ulje të nivelit të ndotjes së PM 10 me 15%. Gjithashtu, ajo shkruan se ndryshe nga shumë shtete të tjera në botë të cilat ngrenë mure, Tirana po ndërton një mur me pemë që po rrethon qytetin për më shumë oksigjen.

“The Guardian” shton se Tirana mburret me “këshillin e qytetit për fëmijët”, ku përfaqësuesit e rinj takohen me kryebashkiakun, debatojnë, ndërsa citojnë Veliajn që i cilëson ata si “avokatët më të mirë për të bindur prindërit e tyre për të ricikluar, për të ecur dhe për të shkuar me biçikletë në shkollë”.

Shkrimi i Laura Laker për “The Guardian”

Realiteti i sotëm për fëmijët që jetojnë në zonat urbane është se kalojnë shumë kohë brenda katër mureve të shtëpisë, duke luajtur me smartfonë. Por, disa qytete po e luftojnë këtë trend negativ me mënyra inovative, që i mbajnë fëmijët të shëndetshëm, socialë dhe jashtë dyerve të shtëpisë

Imagjinoni sikur jeni një fëmijë 10 vjeçar, jetoni në një qytet mesatar dhe duhet të shkoni të takoni shokun tuaj të ngushtë, 5 minuta larg, për të luajtur në një park vetëm 10 minuta që aty. Por, ka një problem: juve dhe shokut tuaj iu ndan një rrugë e rrezikshme, dhe një tjetër po aq e rrezikshme ndodhet mes jush dhe parkut. I kërkoni prindërve t’ju shoqërojnë, por ata thonë jo, sepse janë shumë të zënë.

Si këmbim, ti bisedon me shokun tënd në Snapchat apo luan me lojëra elektronike në divanin tënd. Ky është realiteti i sotëm i fëmijëve, por nuk duhet domosdoshmërisht të jetë kështu.

Tirana: Besojini shumicës së heshtur!

“Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve”, thotë kryetari në moshë të re i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një studim në këtë qytet tregoi se prindërit e fëmijëve shpenzonin më shumë para për të mirëmbajtur makinat se sa për fëmijët e tyre. Pikërisht, këtë statistikë, Veliaj e përdori si bazë morale për të rishikuar prioritetet. Në një qytet me fonde të kufizuara, bizneset kanë sponsorizuar transformimin e kopshteve dhe çerdheve, duke i kthyer nga disa dhoma që u ngjanin qelive të burgut, në hapësira të bukura. 10 të tjerë janë në ndërtim e sipër përmes partneritetit publik-privat.

Në sheshin “Skënderbej” u ndalua jo pak herë qarkullimi i makinave dhe duket se kjo i bindi banorët e Tiranës që ta pranojnë këtë hapësirë, si një zonë krejtësisht pedonale. Çdo 3 muaj, zona pedonale shtohej me nga një rrugë të re, deri sa qendra e qytetit u kthye në një hapësirë plotësisht pa makina. Treguesit e PM10 për ajrin tregojnë se ndotja është ulur tashmë me 15%. Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë në një qytet ku makina është një simbol i fortë dhe status për çdo individ. Ndërtimi i një këndi të madh lojërash në Liqenin Artificial të Tiranës, shkaktoi shumë protesta, madje disa prej tyre të dhunshme.

“Një pakicë uturitëse, e cila ka lidhjet e saj për interesa të ngushta, bën gjithmonë zhurmë. Por, ne besojmë se shumica e heshtur do ta thotë fjalën e saj kur këndi të hapet”, tha asokohe Veliaj. Në vitin e parë, kryebashkiaku i Tiranës mori thuajse 40 mijë metër katrorë nga ndërtimet informale, duke krijuar kështu hapësira për 31 kënde të reja lojërash. Një unazë pyjore që po krijohet me pemët që fëmijët i mbjellin për ditëlindje, po shtohet dita-ditës në Tiranë.

“Në një kohë kur shtete të tëra flasin për mure, ne po ndërtojmë mure pemësh, për të oksigjenuar qytetin” thotë Veliaj. Rreth 60% e pemëve ka ardhur si donacion i qytetarëve dhe bizneseve, këta të fundit mbjellin dy pemë për çdo makinë që kanë në pronësi. Ndërkohë, një tjetër unazë rreth qytetit për ecje, çiklizëm dhe transportin publik, është në ndërtim e sipër.

Tirana krenohet gjithashtu, edhe për një “Këshill bashkiak fëmijësh”, aty ku të vegjëlit takojnë kryetarin e Bashkisë, debatojnë me të dhe përgjigjet që marrin, i diskutojnë edhe në klasë. “Gjëja më e mirë për fëmijët”, shton Veliaj, “është se ata nuk kanë një axhendë të fshehur, por janë avoketërit më të mirë për të ndikuar te prindërit që të riciklojnë mbetjet, të ecin apo të përdorin biçikletat”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo po është surprizë: Ja kush do të këndojë në dasmën e Princit Harry (FOTO)
Previous article Vdes ish-ylli i Barcelonës pas një sulmi në zemër teksa po ecte në rrugë

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT