• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAZETA BRITANIKE ZBARDH SHKAKUN/ Pse Spanja u bë epiqendra e re e epidemisë së koronavirusit?
Home
Nderkombetare

GAZETA BRITANIKE ZBARDH SHKAKUN/ Pse Spanja u bë epiqendra e re e epidemisë së koronavirusit?

26 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Spanja regjistroi 738 vdekje nga koronavirusi brenda një dite, duke shënuar një shifër rekord. Sipas britanikes “The Guardian”, ky është një nga momentet më dramatikë në historinë e Spanjën.

Vendi është kthyer në epiqendrën e koronavirusit, një titull i frikshëm, që fillimisht e mbajti Kina, më pas Irani dhe në fund edhe Italia.

Por përse po ndodh kjo situatë katastrofike në Spanjë?

Gazeta britanike shkruan se shkak mund të jetë reagimi i vonuar. “Spanja do ketë vetëm një grusht me raste,” tha më 9 shkurt kreu i emergjencave mjekësore në Madrid, Fernando Simon.

Më 19 shkurt, 2500 tifozë të Valencias udhëtuan për në Itali që të ndjekin ndeshjen kundër Atalantas. Tashmë ajo ndeshje njihet si ‘ndeshja zero’, një bombë prej nga shpërtheu virusi në Lombardi.

Por jo vetëm kaq. Tifozët, lojtarët dhe gazetarët spanjollë nisën të sëmureshin.

Megjithatë, arsyeja kryesore e kësaj epidemie mund të jetë më e zakonshme. Kjo ka qenë një pranverë e butë dhe plot diell. Në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, lokalet, parqet dhe rrugët ishin të mbushura me njerëz në Madrid. Kjo nënkupton takime, përqafime dhe puthje.

Edhe qeveria është nën akuzë se veproi vonë. Vendit i mungonin pajisjet kryesore: veshjet mbrojtëse, tamponët e testimit dhe ventilatorët. Një shumë mbi 400 milionë euro ka shkuar në Kinë tani për të blerë pajisje mjekësore.

Virusi nxori në pah problemet e sistemit të kujdesit në Spanjë. Shumë azile të moshuarish nuk ofrojnë standardet e duhura dhe u bënë më të goditurat nga koronavirusi në vend. Pamjet nga këto azile janë të tmerrshme këto ditë. Ushtria ka gjetur njerëz të vdekur në krevatet e tyre.

Spanja ka një sistem primar të kujdesit shëndetësor të mirë, por spitalet prej vitesh vuanin nga masat e shkurtimeve që nga kriza e vitit 2008.

Kur kjo të mbarojë, Spanja do jetë një ‘pacient’ me probleme të mëdha ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË PUNOSH NË ZONË LUFTE..."/ Infermierja shpërthen në lot teksa rrëfen tmerrin me COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Nesër mblidhet online Konferenca e Kryetarëve, miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit

F.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT