• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gazeta botërore e krimit “InSight” artikull për 613 KG KOKAINË të kapura në Shqipëri: Ja nga vjen (FOTO)
Home
Sociale

Gazeta botërore e krimit “InSight” artikull për 613 KG KOKAINË të kapura në Shqipëri: Ja nga vjen (FOTO)

3 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gazeta “InSight Crime” me zyra qendrore në Washington dhe Medelina, e cila analizon dhe investigon krimin e organizuar i ka kushtuar një artikull shpjegues kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit.
InSight Crime shkruan që kapja e pashembullt e më shumë se gjysmë ton kokainë në një port shqiptar tregon se grupet kolumbiane të krimit kërkojnë të investojnë para në prodhimin dhe lulëzimin e rrugëve të trafikimit në tregun fitimprurës evropian.

Në artikullin e gazetës dedikuar krimit të organizuar shkruhet:

  • Autoritetet shqiptare konfiskuan 613 kg kokainë më 1 mars që kishte hyrë në vend me një anije mallrash që transportonte banane nga Kolumbia, sipas një njoftimi për shtyp të ushtrisë kolumbiane, e cila mori pjesë në operacion.
    Shefi i Policisë Shqiptare Ardi Veliu tha se sekuestrimi i kokainës ishte më i madhi në historinë e Shqipërisë. Anija e mallrave kaloi nëpër portet në Maltë dhe Itali përpara se të arrinte në Durrës, Shqipëri më 19 shkurt.
  • Pas një alarmimi nga ushtria kolumbiane, policia shqiptare gjurmoi lëvizjen e enës së transportit në një depo që i përket “Arbri Garden”. Autoritete kanë arrestuar dy punonjës të kompanisë, duke përfshirë edhe shoferin që transportonte enën, por urdhër-arrest është lëshuar edhe për pronarin e kompanisë.”

Sipas ushtrisë kolumbiane, grupi i kriminal cili ka lidhje të forta në disa porte europiane quhet Urabeños.

Autoritetet vlerësojnë se kokaina e konfiskuar kishte një vlerë tregu prej rreth 220 milionë dollarësh dhe ka të ngjarë të ishte destinuar për shitje në vendet e Evropës Perëndimore.

Analiza e InSight Crime

Konfiskimi i fundit i dërgesës më të madhe të kokainës të kapur në atë vend (Shqipëri) tregon se grupet e krimit kolumbian po përpiqen të zgjerojnë shtrirjen e tyre në tregjet fitimprurëse evropiane duke diversifikuar pikat e hyrjes.

Me prodhimin e kokainës që lulëzon në Kolumbi, vendet evropiane po bëhen tregje gjithnjë e më tërheqëse për grupet e krimit kolumbian që kërkojnë të “shkarkojnë” drogën.

Mbulimi i Krimit të Organizuar Europian sipas InSight Crime

Shqipëria tashmë ka një histori të gjatë të prodhimit dhe trafikimit të marijuanës dhe tani statusi i saj si një rrugë tranzite për kokainën kolumbiane të destinuar për tregjet evropiane duket të jetë në rritje. Grupet kolumbiane të krimit ka të ngjarë të tërhiqen nga vendndodhja strategjike e Shqipërisë midis tregjeve fitimprurës në Evropën Lindore dhe Perëndimore, si dhe lidhjet ekzistuese midis mafies shqiptare dhe grupit italian “Ndrangheta”.

Rrjeti tanimë i shpërndarë e shpërbën kokainën kolumbiane në ngarkesa furnizimesh të vogla si për shembull duke e futur në thasë çimentoje dhe më pas kimistët kolumbianë do e nxjerrin për shpërndarje atë në kontinentin europian.

Grupet kolumbiane të krimit që trafikojnë drejtpërdrejt në Shqipëri pritet të shmangin përgjimin duke shmangur rrugët e zakonshme evropiane nëpër vende si Spanja, ku autoritetet po godasin unazat “lider” të drogës.

Shqipëria me apo pa dëshirë është nën presion nga ndërkombëtarët për intensifikimin e luftës kundër krimi të organizuar si pjesë e përpjekjes për t’u bërë pjesë e BE-së.

Konfiskimi masiv i kokainës disa ditë më parë ka tronditur jo vetëm rrjetin e kriminal të organizuar dhe të shpërndarë nga Kolumbia-Italia dhe Shqipëria, por edhe korridoret e politikës shqiptare.

A është e përfshirë politika dhe struktura tjera shtetërore në bandat kriminale të shpërndarjes së drogës?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNIMI I PROKURORIT/ Reagon Unioni: Të reagojnë! Po bëhet sulm kolektiv ndaj nesh
Previous article Iva Aliko: E vërteta rreth shtatzënisë sime dhe "DEPUTETËT" që më ofrojnë para në këmbim të seksit

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT