• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAZETA AUSTRIAKE/ Thaçi kërkon shkëmbim të territorit me Serbinë për pranim në BE
Home
Rajon

GAZETA AUSTRIAKE/ Thaçi kërkon shkëmbim të territorit me Serbinë për pranim në BE

20 January, 2019 k.autor Rajon

Gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung” ka thënë se Hashim Thaçi i sheh planet për një shkëmbim të territorit me Serbinë si mënyrën më e mirë për ta çuar përpara pranimin në BE dhe NATO. Sipas tij, marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Ai ka thënë se kjo do t’ia mundësojë Kosovës dhe Serbisë hyrjen në BE dhe NATO.

“Nuk do të ketë kufi monoetnik, të dyja vendet do të jenë multietnike”, tha ish-bashkëthemeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi në vitet e 90-a për ndarjen e Kosovës nga Serbia. Tensionet në veri të Kosovës janë një nga arsyet për lidhjen e një marrëveshjeje me Serbinë së shpejti. “Një marrëveshje e tillë do të thotë se kurrë më nuk do të ketë luftë mes dy vendeve. Njerëzit do të kenë një jetë më të mirë, sepse marrëveshja do ta përmirësojë situatën ekonomike, do të krijojë më shumë vende pune dhe do të hapë kufijtë”, tha Thaçi.

Sipas gazetës, gjasat për një marrëveshje të suksesshme janë më të mira se kurrë më parë sepse BE-ja dhe SHBA-ja po e mbështesin këtë plan. “Një risi është se Rusia gjithashtu do të jetë e gatshme të pranojë një marrëveshje që miratohet nga të dyja palët”, tha presidenti. “Në të kaluarën, nuk kishte një gatishmëri kaq të madhe. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, njerëzit tanë do të na dënojnë për dekada të tëra”, vazhdoi ai.

Sipas Thaçit, marrëveshja nuk duhet ta rregullojë vetëm çështjen e kufirit. “Nuk është vetëm për shkëmbimin e territorit, por për të gjitha aspektet tjera”, shpjegoi Thaçi. “Kjo marrëveshje do të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që gjithashtu merret me çështje të tjera, të tilla si të zhdukurit në luftën e popujve të ish-Jugosllavisë që ende nuk janë kthyer në shtëpi”, tha ai.

Thaçi ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe. “Nuk do të ketë as Shqipëri të Madhe, as Kosovë të Madhe. Në vend të kësaj, ne synojmë ta integrojmë rajonin në hapësirën pan-evropiane”, tha ai.

Presidenti kosovar e ka mbrojtur vendimin për transformimin e FSK-së në ushtri, vendim i cili u kritikua rëndë nga Serbia. “Ky është një vendim i justifikuar i një shteti sovran. Unë kam vendosur në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës”, theksoi Thaçi. Sipas tij, kjo ushtria është multietnike dhe do të sigurojë paqe me vendet tjera. “Gabimi ynë është se e morëm shumë vonë këtë vendim”, tha Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VETËVRANË NË KATIN E 18-TË TË HOTELIT/ Ja pakti i përbashkët i çiftit...
Previous article "SUPER VJEDHJA" NË TEPELENË/ Hajdutët bën "kërdinë" për 15 minuta. Marrin edhe...

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT