• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAZA LËSH 5 MIJË RAKETA DREJT IZRAELIT/ Militantët e Hamasit në 21 qytete, përleshen me forcat izraelite! 40 të vdekur…
Home
Botë

GAZA LËSH 5 MIJË RAKETA DREJT IZRAELIT/ Militantët e Hamasit në 21 qytete, përleshen me forcat izraelite! 40 të vdekur…

7 October, 2023 s.autor Botë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaron se Izraeli është “në luftë” me militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës. Deklarata u e kryeministrit Netanyahu u bë në një fjalim televiziv pas sulmit të paprecedentë në shkallë të gjerë, nga toka dhe nga ajri, që grupi palestinez Hamas ka ndërmarrë ndaj Izraelit prej mëngjesit të së shtunës, (ora 07:00 e 7 tetorit 2023)

Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, që e kapi befasisht Izraelin dhe përveç mijërave raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda kufirit të fortifikuar të vendit në 21 lokacione në Izrael. Deri më tani raportohet për 40 të vdekur dhe 740 të plagosur dhe 33 persona të marrë peng.

“Ne jemi në luftë”, Jo në një ‘operacion’, jo në një ‘raund’, por në luftë” tha Netanyahu.

Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez Hamas. Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e grupit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.

“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë. Ne kemi vendosur t’u japim fund të gjitha krimeve të okupimit” tha ai, duke shtuar se ishin hedhur 5000 raketa mbi Izraelin.

Nga ana tjetër Kryeministri Izraelit urdhëroi gjithashtu ushtrinë të pastrojë qytetet nga militantët e infiltruar të Hamasit dhe Jeruzalemi po përgjigjet me sulm ajror.

Mediat izraelite raportuan se personat e armatosur kishin hapur zjarr ndaj kalimtarëve në qytetin e Sderot, në jug të Izraelit, dhe pamjet që qarkullonin në mediat sociale dukej se tregonin përleshje në rrugët e qytetit si dhe persona të armatosur me xhipa që enden nëpër fshat. Mediat palestineze raportuan gjithashtu se një numër izraelitësh ishin zënë rob nga luftëtarët. Sulmi u përshëndet nga Irani dhe grupi militant Hezbollah, ndërsa u dënua gjerësisht nga diplomacia perëndimore.

Shpërthimi i fundit i madh i dhunës midis Izraelit dhe Hamasit ndodhi gjatë luftës 10 ditëshe në vitin 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PARASHIKIMI I MOTIT, TEK SHKRIRJA E FUQISË BËRTHAMORE/ Si po “shfrytëzohet” nga shkencëtarët Inteligjencën Artificiale
Previous article VDEKJA E 3-VJEÇARIT/ Policia i kërkon kamerat e klinikës, Xhaxho: Nuk ka, kam bërë punime

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT