• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GAZA E AFRIKËS/ Krizë urie edhe në Sudan, 900 mijë njerëz nën rrethim të plotë, në pamundësi për ushqim dhe ndihmë mjekësore
Home
Nderkombetare

“GAZA E AFRIKËS/ Krizë urie edhe në Sudan, 900 mijë njerëz nën rrethim të plotë, në pamundësi për ushqim dhe ndihmë mjekësore

4 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Krizë urie nuk ka vetëm në Gaza, por edhe në Sudan, raportojnë mediat e huaja.
Qyteti al Fashir në Darfurin e Veriut është kthyer në epiqendrën e një katastrofe të rëndë humanitare, ku rreth 900 mijë civilë jetojnë nën rrethim të plotë dhe pa asnjë akses në ushqim apo ndihmë mjekësore. Prej më shumë se 14 muajsh, qyteti është izoluar nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat kanë bllokuar çdo rrugë furnizimi dhe kanë ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare.
Pamje të rralla të siguruara nga media britanike Sky News tregojnë rrugë të boshatisura, njerëz të fshehur në shtëpi dhe fëmijë të sëmurë të ulur mbi rrogoza në tokë të zhveshur. Ndërkohë, ushtria sudaneze dhe Forcat e Përbashkëta të Mbrojtjes së Darfurit po përpiqen të ndalojnë përparimin e RSF-së drejt marrjes së kontrollit të qytetit.

Nuk ka më tregje, nuk ka më ushqim, nuk ka më jetë. Uria është kudo dhe çdo ditë vriten civilë në bombardime”, thotë një gazetar sudanez, Muammer Ibrahim.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm që prej prillit, kur RSF bastisi kampin e zhvendosurve Zamzam, 12 kilometra në jug të qytetit, duke bllokuar përfundimisht rrugën e fundit të furnizimit për al Fashirin. Qindra mijëra njerëz të shpërngulur ndodhen tani në periferi të qytetit, pa asnjë ndihmë.

Sipas organizatës Mjekët pa Kufij (MSF), normat e kequshqyerjes janë katastrofike dhe uria është tashmë e konfirmuar në të paktën pesë zona. “Që nga qershori, asnjë konvoj ndihme nuk ka mundur të hyjë në qytet. Përpjekjet për negociata kanë dështuar plotësisht”, deklaroi Mathilde Simon, koordinatore e projektit në MSF.

Kuzhinat e komunitetit janë shpresa e fundit për mijëra njerëz që jetojnë me një vakt në ditë, kryesisht qull sorgumi. Familjet përdorin ushqimin e mbetur të kafshëve për të mbijetuar, ndërsa situata vazhdon të përkeqësohet çdo ditë.

Al Fashir, një nga qytetet e fundit në Darfur që nuk është nën kontrollin e RSF-së, ndodhet në prag të një zije buke masive, me popullsinë civile që përballet me urinë, dhunën dhe harresën e plotë ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHIMET VERORE/ Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë
Previous article "ARMË GATI PËR QITJE..."/ Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT