• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAZA/ 93% e ndërtesave të shkollave të shkatërruara nga bombardimet 1-vjeçare izraelite
Home
Nderkombetare

GAZA/ 93% e ndërtesave të shkollave të shkatërruara nga bombardimet 1-vjeçare izraelite

3 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Rripin e Gazës së bllokuar janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht 93 për qind e ndërtesave të shkollave si pasojë e bombardimeve të pandërprera tashmë për një vit nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se institucionet arsimore në Gaza, të cilat janë kthyer në qendra strehimi si pasojë e shpërnguljes së detyruar të palestinezëve, janë vazhdimisht në shënjestër të Izraelit.

Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit dhe Trajnimit, zyra për media theksoi se 93 për qind e ndërtesave shkollore u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht gjatë gjenocidit 1-vjeçar të Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

“Shumica e qendrave të ndryshme të arsimimit, praktikës, prodhimit dhe rehabilitimit u shkatërruan”, theksohet në njoftim.

Më tej, thuhet se si rezultat i sulmeve izraelite në Gaza jetën e kanë humbur më shumë se 11.600 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe janë masakruar më shumë se 1.100 studentë universitar, 750 mësues e punonjës të arsimit dhe 130 akademikë.

Sipas të dhënave nga autoritetet palestineze, para 7 tetorit të vitit 2023 në Rripin e Gazës kishte 17 universitete dhe kolegje të komunitetit, si dhe 796 shkolla ku edukoheshin 800 mijë studentë. Ushtria izraelite me sulmet e saj shkatërroi plotësisht më shumë se 130 nga këto shkolla.

Derisa në Bregun Perëndimor më 9 shtator u hapën shkollat, nxënësit palestinezë në Gaza nuk mundën të fillojnë arsimin për të dytin vit radhazi.

Një zyrtar i Njësisë së Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Arsimit Kombëtar në Gaza, Ahmed en-Najcar, nga ana e tij, bëri të ditur se gjashtë universitete në Gaza u shkatërruan plotësisht në sulmet izraelite, respektivisht Universiteti Islamik i Gazës, Universiteti Israa, Universiteti al-Rabat, Universiteti al-Azhar, Universiteti al-Aksa dhe Universiteti i Hapur i Kudsit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 11 VITESH/ Schumacher shfaqet në publik në dasmën e vajzës
Previous article LUFTA/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT