• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Gatuzo nuk ka dilema, përballë Arsenalit do të luajnë titullarët që “thyen” Lacion
Home
Sport

Gatuzo nuk ka dilema, përballë Arsenalit do të luajnë titullarët që “thyen” Lacion

7 March, 2018 Q.Autor Sport

Donaruma, Kalabria, Bonuçi, Romanjoli, Rodriguez; Kesi, Bilja, Bonaventura; Suso, Kutrone, Çalhanoglu. Janë lojtarët që zbritën në fushë në Kupën e Italisë dhe nxorën jashtë Lacion; dhe me të njëjtit, Gatuzo do tentojë misionin në Ligën e Europës për të mposhtur Arsenalin.

Janë vetëm disa orë të mbetura nga ndeshja e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Europa League dhe ekipi i Gatuzos nuk ka ndër mend ta ndalë stilin e tij pozitiv.

Po, sepse me numrin e golave të shënuar rregullisht dhe efikasitetin mbrojtës, kuqezinjtë kanë arritur në një seri prej 13 lojërash të njëpasnjëshme pa humbje, në të gjitha garat.

Siç raportoi “Corriere dello Sport”, Rino ka filluar të ngjisë shpejt pozicionet në renditjen historike të Milanit: në këtë mijëvjeçar, në fakt, rekordi i ndeshjeve pa humbje te kuqezinjtë është mbajtur nga Karlo Ançeloti, i cili ka arritur në kuotën 16. Gatuzo është aktualisht në shkallën e 13-të, në një nivel me Milanin e Leonardos të vitit 2009.

Bilanci i këtyre 13 ndeshjeve të suksesshme e të njëpasnjëshme ka 9 fitore dhe 4 barazime. Dhe, sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo, skuadra e Gatuzos nuk pëson gol prej 6 ndeshjesh të njëpasnjëshme: sfida e dyfishtë kundër Ludogorets, kthimi i Kupës së Italisë kundër Lazios dhe ndeshjet e Seria A kundër Spalit, Sampdorias dhe Romës.

Me kalendarin në dorë do të ishte i mjaftueshëm që të mos humbasë në sfidën e dyfishtë kundër Arsenalit dhe në kampionat kundër Xhenoas për të barazuar një rekord prestigjioz të historisë së kuqezinjve.

Ndërkohë, për dy ditë, “San Siro” është i gatshëm të përcjellë garën më të mirë. Edhe nëse është Liga e Europës dhe jo Liga e Kampionëve, Milani do të kthehet për të jetuar një natë europiane me një stadium të mbushur plot, me 70 mijë tifozë të pranishëm. Një pamje që, me shpresën e Milanit e Gatuzos, do lërë pa frymë “Topçinjtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Era i mbyti fqinjët, nëna dhe djali tre ditë të vdekur…Arsyeja të copëton zemrën
Previous article Veliaj jep lajmin e mirë për nënat dhe vajzat: Për 8 mars, biletën e autobusit e kanë falas

Q.Autor

Postime të ngjashme

KRITIKA PËR NJË PËLQIM KUNDËR FIFA-s/ Ronaldo shkakton polemika Futboll

KRITIKA PËR NJË PËLQIM KUNDËR FIFA-s/ Ronaldo shkakton polemika

INTERI ME 16 GOLA NË MIQËSORE/ Kristjan Asllani befason me rolin e tij Futboll

INTERI ME 16 GOLA NË MIQËSORE/ Kristjan Asllani befason me rolin e tij

ZYRTARE/ Casemiro te Inter Miami, firma Futboll

ZYRTARE/ Casemiro te Inter Miami, firma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT