• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Gatimet tradicionale shqiptare por të modernizuara … Ju sjellim njërën prej tyre
Home
Lifestyle
Shtëpi & Kopshte

Gatimet tradicionale shqiptare por të modernizuara … Ju sjellim njërën prej tyre

21 December, 2017 g.autor Lifestyle, Shtëpi & Kopshte

Krepat mund të kenë alternativa të shumta mbushjeje, ashtu sikurse mund të hahen edhe vetëm, të shoqëruar me pak djathë. Në rastin tonë, receta është pak më impenjative, sepse nuk është pjatë mëngjesi apo darke të shpejtë, mund të jetë e përshtatshme për festa apo tryeza të shtruara mirë me miq o të afërm!  

Përbërësit për 4 persona:

  • Për mbushjen:
    2 presh
    250g djathë Scammorza Affumicata (djathë I tymosur) të prerë në kubikë të vegjël
    3 patate
    500ml panna
    Parmigiano i grirë
    pak gjalpë, vaj ulliri, kripë e piper, degë trumze
  • Për brumin e krepave:
    500ml qumësht
    3 vezë
    200g miell 0
    kripë

Përgatitja e krepave

Në një tas hedhim me sitë miellin, kripën dhe qumështin. I përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë deri sa të mos kemi kokrra te brumi. Shtojmë vezët, të cilat I kemi përzier më parë me pirun. I përziejmë derisa të bëhen si brumë homogjen. E mbulojmë tasin dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.

Përgatitja e mbushjes

Pastrojmë preshët duke lënë mënjanë disa gjethe jeshile të tij. I presim në rrota të holla dhe më pas i skuqim në tigan me pak vaj ulliri.

Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë shumë të vegjël. Hedhim këtu 100ml nga pana dhe 2-3 lugë ujë, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr derisa të zbuten patatet. Gjethet e preshit që kishim lënë mënjanë, i presim si spango të holla dhe të gjata dhe pasi t’i përvëlojmë në tenxhere të vogël me ujë të valuar për pak minuta, i lëmë mënjanë të ftohen.

Pasi kanë kaluar 30 minutat, vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak vaj. Hedhim me garuzhde pak nga brumi, e rrotullojmë tiganin që brumi të shpërndahet dhe kur të piqet nga njëra anë e kthejmë të piqet dhe në anën tjetër.

Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Mbushim çdo krep me pak nga mbushja e mësipërme, pak kubikë scamorze, pak gjethe trumze dhe lidhim çdo krep duke përdorur si spango gjethet e preshit që përvëluam më parë.

I rendisim krepat e mbushur në një tavë të lyer me gjalpë, hedhim panën që na ka tepruar (400 ml), e spërkatim me djathë Parmigiano të grirë dhe më pas e fusim në furrën e ngrohur më pare me 180° për 15 minuta. I shërbejmë menjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Më thuaj në çfarë ore të del gjumi, të të them çfarë problemi po kalon
Previous article STUDIMI/ Kush janë 5 ushqimet të cilat na bëjnë që të mbajmë erë? Ja ku i keni

g.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT