• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GATI PROJEKTI TURK ME 500 BANESA”/ Ahmetaj: Fëmijët do ta nisin vitin e ri shkollor në shkolla dhe kopshte të reja
Home
Politikë

“GATI PROJEKTI TURK ME 500 BANESA”/ Ahmetaj: Fëmijët do ta nisin vitin e ri shkollor në shkolla dhe kopshte të reja

3 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, tha sot se procesi i rindërtimit vijon normalisht, edhe pse në kohë pandemie, ndërsa shtoi se është gati projekti turk për rindërtimin e 500 banesave.

Ministri Ahmetaj premtoi se të gjithë fëmijët do ta nisin vitin e ri shkollor në shkolla dhe kopshte të rindërtuara, si dhe do të hapen kantiere rindërtimi në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, për të krijuar një dimension të ri zhvillimi.

“Projekti i qeverisë turke është prezantuar publikisht. I kemi kaluar të gjitha fazat, që nga projekti i detajuar, deri te projekti me shpronësim. Në atë zonë do të ndërtohen 500 banesa, që do të kthehet në një zonë model. Vendimi i fundit ka të bëjë me përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e hartimit të projekteve për miratimin e lejeve të ndërtimit. Jemi duke kaluar tashmë në projektimin e detajuar të infrastrukturës në të gjithë zonën e dëmtuar.

Edhe pse në kohë pandemie, që ka shkaktuar ndërprerje të punës normale dhe vonesa të një sërë procesesh në çdo vend të botës, ne kemi avancuar thuajse me ritme normale për procesin e rindërtimit, për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e reja, që padyshim do të jenë më të sigurta se ato që u dëmtuan. Do iu mundësojmë fëmijëve të nisin vitin e ri shkollor në shkolla dhe kopshte të rindërtuara, si dhe për të hapur kantiere rindërtimi, për të krijuar një dimension të ri të zhvillimit. Bashkia e Shijakut është e para ku qytetarët e saj përfitojnë nga programi i granteve. Shpërndarja e fondit për qytetarët do të fillojë që ditën e premte”, tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, po kërkon “garanci” politike
Previous article IZET HAXHIA MBETET NË BURG/ Gjykata rrëzon kërkesën për revokimin e masës

F.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT