Në një kohë që sezoni turistik ka nisur dhe vëmendja kryesisht është drejt bregdetit jugor të vendit, nuk duhet të harrojmë që turistët e huaj janë shumë të interesuar edhe për pjesën veriore.
Pikërisht për këtë ka menduar edhe Green Line Albania, e cila në në vazhdën e lëvizjes botërore River Cleanup dhe vullnetarët e lëvizjes Ta Pastrojmë Shqipërinë, Ta Pastrojmë Kosovën dhe stafi i OSHEE Kukës u bashkuan sot për të pastruar hapësirat ku takohen dy lumenjtë ai i Drinit të bardhë dhe Drinit të zi, në Kukës.
Siç evidentohet edhe nga fotot zona e përzgjedhur nga Green Line për ta pastruar është shumë e ndotur dhe e “pushtuar” nga plastika, gjë e cila është tregues direkt i neglizhencës nga ana e bashkisë përkatëse.
Aksioni i pastrimit kishte një simbolikë shumë interesante, pasi zona e përzgjedhur është pikërisht aty ku bashkohen dy lumenjtë e Drinit, pra ai i Shqipërisë dhe Kosovës.
Aksione të tilla janë shumë të domosdoshme për një mjedis jo vetëm të pastër, por edhe për një shoqëri të ndërgjegjësuar.
AlpeNews.al ju sjell disa nga momentet e nismës së pastrimit.
Përgatiti: AlpeNews.al















