• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GATI PËR SEZONIN TURISTIK/ Hapet plotësisht aksi panoramik Lin-Pogradec
Home
Destinacione

GATI PËR SEZONIN TURISTIK/ Hapet plotësisht aksi panoramik Lin-Pogradec

15 July, 2019 Lubjana.autor Destinacione

Rruga Lin-Pogradec është hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve. Nëse më parë në hyrje të Pogradecit makinat duhet të kalonin në një terren të vështirë për shkak të rrëshqitjeve që ndodhën, tashmë tuneli panoramik ka përfunduar. Tuneli dhe trotuaret janë pajisur me ndriçues për automjetet dhe këmbësorët që udhëtojnë natën.

Punimet për ndërtimin dhe sistemimin e segmentit që lidh Qafë Thanën me pjesën juglindore të vendit filluan përpara 3 vjetësh, në Shkurt të 2016-s. Në total kontrata e parë për të përfunduar këtë aks panoramik buzë liqenit të Ohrit ishte 9.7 milionë Dollarë, por rrëshqitjet e skarpatit të malit detyruan shtesën e vlerës së projektit dhe hartimin e një zgjidhjeje të re, përmes ndërtimit të tunelit të parë.

Rrëshqitja e parë ndodhi në Janar të vitit 2018 e menjëherë pas përfundimit të tunelit të parë, Autoriteti Rrugor u detyrua të miratonte një tjetër ndërhyrje emergjence në Janar të këtij viti për shkak të rrëzimit të një pjese tjetër të malit afër të njëjtit vend. Nikollaq Mihali, inxhinier në Autoritetin Rrugor Shqiptar, thotë se punimet ishin të vështira, por tuneli i dytë përfundoi 3 muaj përpara afatit të kontratës.

Në total rruga e riparuar ka një gjatësi prej 1050 metrash, ndërsa tunelet arrijnë në 350 metra. Rruga është e ndarë në dy korsi, ku bashkë me trotuarin në krahun e majtë të saj për kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave ka një gjerësi prej 10.5 metrash.

Përgjatë gjithë zonës janë mbjellë pemë dekorative dhe po ashtu edhe mbi tunelet e ndërtuara janë mbjellë pemë bliri dhe lule dekorative.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës Lin–Pogradec është vendosur ndriçim, i cili funksion me sensorë drite edhe në brendësinë e tunelit, duke shmangur komandimin manual.

Tani po punohet për rregullimet e fundit. Punimet pë riparimin e skarpatit të malit, ku ndodhën rrëshqitjet, përfunduan 3 muaj përpara afatit. Rruga është e hapur për sezonin turistik të këtij viti, ndërsa tashmë po bëhet sistemi dhe sheshimi i rrugës së vjetër, ku kalonin automjetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IA BËRI DHURATË VAJZËS PËR DITËLINDJE/ Zbulohet çmimi marramendës i QENIT që bleu Bes Kallaku
Previous article A JENI SAPIOSEKSUALË? Psikologët zbulojnë një tjetër identitet

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT