• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GATI PËR LUFTË? Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga ai vend menjëherë! Mobilizohen 900 mijë rezervistë
Home
Nderkombetare

GATI PËR LUFTË? Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga ai vend menjëherë! Mobilizohen 900 mijë rezervistë

23 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë më të acaruara se kurrë. Së fundmi, zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të mos e vizitojnë Rusinë, duke shtuar se ata që ndodhen atje të largohen menjëherë.

“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që janë në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet më tej se “intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës” do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi.

Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, të cilët besohet se jetojnë në Rusi.
Kujtojmë se autoritetet perëndimore kanë paralajmëruar se një sulm rus në Ukrainë është më pranë se kurrë.

Ata kanë paralajmëruar sanksione nëse Rusia ndërmerr një hap të tillë, ndërsa nga ana tjetër, Moska ka pretenduar se nuk ka plan pushtimi. Megjithatë ata kanë kërkuar nga NATO dhe SHBA të largojnë trupat e tyre nga Lindja dhe të mos anëtarësojnë në NATO Ukrainën.

Në të njëjtën kohë Ukraina ka filluar të rekrutojë në ushtri anëtarë të forcave të saj të mbrojtjes rezervë të moshës 18-60 vjeç, pas një dekreti të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Ushtria tha se periudha maksimale e shërbimit do të jetë një vit dhe rekrutët me aftësi, si mekanikë, do të dërgohen në njësitë e specializuara.

Zyrtarët shtuan se njerëzit që injorojnë thirrjen mund të përballen me “përgjegjësi penale”.

Ekspertët vlerësojnë se rreth 900,000 njerëz shërbejnë në forcat e mbrojtjes rezervë të Ukrainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QINDRA MILIONA TË VJEDHURA..."/ Rama flet për aferën e inceneratorëve dhe ironizon PD: Kur ishin një, mbuluan Durrësin me...
Previous article NGA BUGATTI TEK SHARRI/ Prokuroria italiane jep pretencën për grupin kriminal të Dritan Rexhepit, 6-20 vite burg për 21 anëtarët

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT