• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GATI PËR 2 VITE”/ Abazoviç për urën që do shkurtojë udhëtimin nga Shkodra në Ulqin: 70 km zëvendësohen me 10 sekonda
Home
Politikë

“GATI PËR 2 VITE”/ Abazoviç për urën që do shkurtojë udhëtimin nga Shkodra në Ulqin: 70 km zëvendësohen me 10 sekonda

5 October, 2021 s.autor Politikë

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur në emisionin “Opinion” për projektin që mund të lidhë Shqipërinë dhe Malin e Zi vetëm për disa minuta.

Bëhet fjalë për një urë në Velipojë që do të shkurtojë udhëtimin nga Shkodra deri në Ulqin. Sipas asaj që u shpreh Abazoviç, bëhet fjalë për një urë prej 190 metrash dhe ky projekt është diskutuar edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas projeksioneve të para, projekti kushton 9 milionë Euro pasi do të ketë mekanizmin ku të lejohet edhe lundrimi. Abazoviç tha se ura do të kalohet për 10 sekonda dhe do të zëvendësojë 70 kilometra udhëtim.

“Nuk ka shumë me ik kjo punë. Kjo kushton me projeksionet e para 9 milionë Euro, për mekanizmin ku mund të realizohet lundrimi. Kemi konceptimin që kushton më lirë.

Urën keni me e kaluar për 10 sekonda që zëvendëson 70 kilometra. Ky është projekt i ri. Ekziston projekti më herët të bëhet autostrada adriatike. Ky është projekt që ka lidhje vetëm me zonën e poshtme, Ulqinit dhe Velipojës, por mund të jetë inkubator shumë i rëndësishëm për bizneset dhe jo vetëm. Nuk është çështje biznesi. Familjet dikur kanë shikuar njëri-tjetrin përmes kufirit. Kjo është diçka që është arritje kulturore, simbolike dhe historike”, tha Abazoviç.

Zv/kryeministri malazez u shpreh se kjo urë, nëse çdo gjë shkon sipas planeve mund të jetë gati për 2 vite./ tvklan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I BE NË BORDO/ Vendet e Ballkanit Perëndimor në rend dite
Previous article MËLÇIA/ Si të dalloni shenjat e para të problemeve në organizëm

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT