• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GATI LUFTA E TRETË BOTËRORE? Ministri rus i Mbrojtjes: Duhet të jemi gati për luftë me NATO
Home
Nderkombetare

GATI LUFTA E TRETË BOTËRORE? Ministri rus i Mbrojtjes: Duhet të jemi gati për luftë me NATO

16 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Moska synon të pushtojë tërësisht rajonet ukrainase e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhizhia deri në vitin 2025. Paralajmërimi ka ardhur nga Ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov gjatë një takimi në ministri, duke përsëritur angazhimin e Rusisë për të arritur ato që ai i përshkroi si “objektivat e shpallura nga Presidenti Vladimir Putin në qershor”.

“Në vitin 2025, Moska pret të arrijë fitoren në luftë”, shtoi Belousov, duke nënvizuar nevojën që Rusia të përgatitet për konflikte të mundshme me NATO-n në dekadën e ardhshme. Zyrtari i lartë rus ka bërë të ditur se “Përgatitja për luftë në vitet e ardhshme tregohet nga vendimet që u morën në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut të mbajtur në korrik të këtij viti”.

“Kjo pasqyrohet edhe në dokumentet doktrinore të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s. Në atë samit në korrik, Ukraina mori 43 miliardë dollarë financim dhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, marrëveshje të reja dypalëshe të sigurisë, si dhe një premtim se rruga e saj drejt anëtarësimit është “e pakthyeshme”.Nga ana e tij, Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se më shumë se 100,000 trupa amerikane janë vendosur në Evropë, duke denoncuar rritjen e pranisë ushtarake aleate në kufijtë rusë. Për këtë arsye, njoftoi ai, Moska do të nisë “së shpejti” prodhimin masiv të raketave balistike hipersonike Oreshnik, të testuara më 21 nëntor në Ukrainë. “Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme në çdo rajon të botës – kërcënoi ai – Rusia do të bëjë të njëjtën gjë”. Putin denoncoi gjithashtu dërgimin e mercenarëve dhe instruktorëve ushtarakë në Ukrainë, me të cilat, sipas tij, Uashingtoni po promovon hapur “një përshkallëzim të konfliktit”.

Sakaq, Ukraina ka bërë të ditur se posedon një armë lazer të aftë për të rrëzuar objektivat ajrore në një lartësi prej më shumë se 2 kilometra. Këtë fakt e ka bërë të ditur komandanti i forcave të dronëve të vendit. Zyrtari ushtarak, Vadym Sukharevskyi, nuk dha më shumë detaje në komentet e tij të para zyrtare për ekzistencën e armës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK MERR KONTROLLIN E VETTING/ SHBA-BE: Luftë bosëve të krimit! Para drejtësisë, figurat e larta të korruptuara
Previous article PUBLIKOHEN EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga operacioni në Vlorë, sekuestrohen kokainë dhe para!

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT