Policia greke arrestoi 2 shqiptarë, 28 vjeç dhe 17 vjeç në makinën e të cilëve u zbuluan 14 kg dhe 248 gram hashash. Policia ndaloi makinën për kontroll në autostradën Patra-Korinth dhe me ndihmën e qenit të policisë të quajtur Riki, arriti të zbulojë pakot me drogë të fshehura në sediljen e pasme të automjetit. Vazhdojnë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë te rrjetit kriminal.
Dy shtetas shqiptarë, janë kapur në shtetin grek me një automjet lëvizës (makinë) ku në sediljen e pasme kanë patur rreth 14 kilogramë e 248 gramë lëndë narkotike të llojit hashash. Personat e prangosur u kapën në autostradën Patra-Korinth, dhe janë të moshës 28 dhe 17 vjeç. Nuk dihet ende qëllimi i tyre, por dyshohet se kishin për qëllim sjelljen e tyre në Shqipëri.



