• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GATI 2 MUAJ NË SPITAL, FITON BETEJËN ME COVID/ Flet pacienti “zero” në Itali: Në koma për 20 ditë mendova vdekjen, tani shoh diellin
Home
Nderkombetare

GATI 2 MUAJ NË SPITAL, FITON BETEJËN ME COVID/ Flet pacienti “zero” në Itali: Në koma për 20 ditë mendova vdekjen, tani shoh diellin

21 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Pasi qëndroi dy muaj i shtruar në spital dhe pas një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, Mattia Maestri, pacienti ‘zero’ në Itali, flet për herë të parë për mediat, ndërsa tregon se si e fitoi betejën përballë koronavirusit.

“Këta dy muaj kanë qenë tronditës, shumë më tepër se të paimagjinueshëm, tamam si një film. Papritmas u sëmura, erdha një hap larg nga vdekja dhe u ringjalla. Familja ime u infektua. Gruaja dhe nëna ime u shëruan, por virusi i panjohur më vrau babain. Giulia, vajza jonë e parë, më në fund lindi. Mësova të rezistoja dhe të besoja në ndryshimin midis besimit dhe utopisë.”, tha ai për ‘Republica’. Teksa kthehet pas në kohë, Mattia tregon se në datën 17 shkurt kishte pasur temperaturë të lartë, gjë që e detyroi që të paraqitej në spital. Pas vizitës me mjekun, ky i fundit i dha një antibiotik dhe e këshilloi që të kthehej në shtëpi.

Por, pas dy ditëve gjendja e tij shëndetësore vetëm sa u rëndua, kështu u detyrua sërish të shkoj në spital. Aty mjekët i thanë se mushkëritë i janë infektuar rëndë. Askush nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte me të, derisa një anesteziologe u kujtua që t’ia bëjë testin e COVID-19, edhe pse asokohe asnjë rast nuk ishte raportuar në Evropë. Pasi u shtrua në Kodonia, 38-vjeccari u dërgua në spitalin e Pavias, ku qëndroi për 20 ditë në koma.

“Kam qenë në komë dhe e shihja vdekjen më sytë e mi, por tani po e shoh diellin”, e ka përshkruar momentin më kritik pacienti italian. Për të ishte e rëndë dhe fakti se kur u infektua edhe bashkëshortja e tij, ajo ishte në muajin e 8 të shtatzënisë, por për fat të mirë gjithçka shkoi mirë, vajza erdhi në jetë shëndoshë e mirë. Sipas tij, ajo çfarë do të mbetet mister është fakti se kush e infektoi me COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE DHURON 20 MIJË KITE PËR SHQIPËRINË/ Soreca: Sa më të besueshme testet, aq më efektive lufta ndaj Covid-19
Previous article COVID-19/ Mbi 22 punonjës shëndetësorë të infektuar me koronavirus në Kosovë, 130 janë në vetizolim

k.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT