• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARË PËR DREJTUESIT E QSUT/ Nëntë shërbime me shefa të rinj, zbardhen kandidatët te “Nënë Tereza”
Home
Aktualitet
Kronikë

GARË PËR DREJTUESIT E QSUT/ Nëntë shërbime me shefa të rinj, zbardhen kandidatët te “Nënë Tereza”

20 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nëntë shërbime në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pritet të kenë drejtues të rinj.

Që prej datës 10 shkurt është hapur gara për kandidatët që do të përzgjidhen në drejtimin e këtyre shërbimeve dhe shqyrtimi i dosjeve të tyre është drejt fundit.

Bëhet fjalë për shërbime të rëndësishme siç janë Anestezi-Reanimacioni, Neurologjia, Shërbimi i Onkologjisë, Dermatologjisë, Reumatologjisë, Nefrologjisë Pediatrike, shefat e të cilëve kanë mbushur moshën e pensionit dhe e dorëzojnë këtë funksion.

Top Channel ka mësuar emrat e disa prej kandidatëve që kanë ambicie të marrin në dorë drejtimin e shërbimeve të rëndësishme në QSUT.

Më e fortë duket gara në shërbimin onkologjik, ku përveç Prof. Helidon Ninit garon edhe një mjek tjetër që ka qenë shumë i përfolur kohët e fundit.

Po kështu, garë e fortë është për drejtimin e shërbimit të neurologjisë, ku marrin pjesë 3 kandidatë: mjeku neurolog Altin Kuqo, Prof. Ilirjana Zekja dhe Dr. Gentian Vyshka.

Në shërbimin e Toksikologjisë ka gjithashtu 4 kandidatë. Në garë është shefi që drejton aktualisht këtë shërbim, Prof. Andrin Tahiri, po ashtu e synojnë pozicionin Esmeralda Thoma, Alert Drishti dhe Irena Ceko.

Ndërsa në krye të shërbimit të Anestezi-Reanimacionit do të jetë Prof. Krenar Lilaj, i cili e drejton aktualisht dhe do të vazhdojë të drejtojë këtë shërbim pasi është kandidati i vetëm në këtë garë.

Po kështu, në krye të shërbimit të Dermatologjisë pritet të jetë Prof. Monika Fida, e cila është kandidate e vetme në garë dhe zëvendëson Prof. Ermira Vasilin.

Në krye të Nefrologjisë Pediatrike do të jetë Prof. Diamant Shtiza dhe në krye të Onkohematologjisë Pediatrike do të jetë Prof. Donjeta Bali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË LINDJEN E MESME/ Britania e Madhe pranon të lejojë SHBA-në të përdorë bazat për sulme ndaj Iranit
Previous article TRAGJIKE/ Ra nga skela në kantierin e ndërtimit, humb jetën 52-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT