• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARË E FORTË NË SHBA, THELLOHET DIFERENCA/ 238 vota elektorale për Biden dhe 213 për Trump
Home
Sociale

GARË E FORTË NË SHBA, THELLOHET DIFERENCA/ 238 vota elektorale për Biden dhe 213 për Trump

4 November, 2020 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare, Sociale

Vazhdon numërimi i votave në SHBA për garën elektorale mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij Joe Biden vijon ende, por me një rezultat pozitiv për këtë të fundit. Sipas rezultateve të derimëtanishme, Biden ka marrë 238 vota elektorale në krahasim me 213 që ka marrë Trump. Trump kryesonte në fillim, pasi mori shtetet si Karolina Jugore, Oklahoman, Missisipin, Kentucky, Indiana, Alabaman, Nebraskan, Tennesseen, dhe Virxhinian Perëndimore, por mëngjesi solli fat për Biden.

Ky i fundit, kryeson në shtete si Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, Kansas, Missouri, Minnesota, Virginia, Maryland, New Mexico, Kolorado dhe në Karolinën e Veriut. Pensilvania që është një nga shtetet kyçe, po kryesohet deri më tani nga Trump.

Sipas projeksionit të AP, Biden me të gjitha gjasat mund të marrë Kaliforninë që ka plot 55 vota elektorale, Oregonin që ka 7, Uashingtoni 12 që krijojnë dhe një diferencë të madhe me Trump.

Fituesi duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale, nga thuajse 530 që prodhon në total çdo shtet. Ndërkohë që përveç presidentit sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Në disa shtete si Florida dhe Teksasi, rezultati mund të shihet që më herët sesi del, por në Pensilvani, ku numri i votave të dërguara me postë është shumë i lartë, atëherë rezultati mund të vonojë.

Rezultat i ngushtë në SHBA/ Biden merr 224 vota elektorale, kundrejt 213 të Trump

Gara në SHBA mes Donald Trump dhe Joe Biden po sjell rezultate më të qarta dhe një diferencë të vogël. Kandidati Joe Biden ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 224 vota elektorale, kundrejt 213 të Trump, ç’ka tregon se ai është në avantazh.

Biden ka marrë shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, Neë Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Kansas, Missouri, Minnesota.

Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming.

Votat sipas vendeve dhe kush kryeson:

Në Pennsylvania janë numëruar 61% e votave, kryeson Trump me 56.9%

Në Washington janë numëruar 87% e votave, kryeson Biden me 60.9%

Në California janë numëruar 62% e votave, udhëheq Biden me 68.1%

Në Louisiana janë numëruar 87% e votave, kryeson Trump me 61.4%

Në Illinois janë numëruar 64% e votave, udhëheq Biden me 55.7%

Në Michigan janë numëruar 54% e votave, kryeson Trump me 54%

Në Arizona janë numëruar 76% e votave, udhëheq Biden me 53.6%

Në Neë York janë numëruar 82% e votave, udhëheq Biden me 58.6%

Në Arkansas janë numëruar 93% të votave, kryeson Trump me 62.7%

Në Oklahoma janë numëruar 95% e votave, udhëheq Trump me 65.4%

Në Colorado janë numëruar 86% e votave, kryeson Biden me 56.3%

Në Tennessee janë numëruar 99% e votave, kryeson Trump me 61.1%

Në Georgia janë numëruar 81% e votave, kryeson Trump me 53%

Në Kansas janë numëruar 86% e votave, udhëheq Trump me 56.2%

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, kryeson Trump me 50.1%

Në Vermont janë numëruar 92% e votave, kryeson Biden me 65.3%

Në Ohio deri më tani janë numëruar 89% e votave, kryeson Trump me 53.3%

Në Virginia janë numëruar 80% të votave, Trump udhëheq Biden me 49%

Florida janë numëruar 96% të votave, Trump 51.2%, Biden 47.8%

Në Kentucky janë numëruar 96% e votave, kryeson Trump me 62.7%

Në Indiana janë numëruar 80% e votave, kryeson Trump me 59.1%

Në Texas janë numëruar 91% e votave, Trump udhëheq me 52.3%

Nis numërimi i votave / Trump kryeson në Indiana, Biden përmbys rezultatin në Kentucky

Gara në SHBA sapo ka filluar me dy shtetet Indiana dhe Kentucky. Këto dy shtete që së bashku kanë në total 19 vota elektorale njihen si bastione të Partisë Repulikane që përfaqësohet me Trump në zgjedhjet për President.

Deri më tani (ora 00:49 e Shqipërisë) Trump kryeson ndaj Biden në Indianan që ka 11 vota elektorale, por në Kentucky Biden ka përmbysur rezultatin duke kryesuar.

Pikërisht në Indiana deri më tani Trump ka marrë 52 mijë vota kurse Biden rreth 26 mijë, kurse në Kentucky Trump rreth 86 mijë kurse Biden rreth 100 mijë.

/a.r

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI TË TERRORIZUAR"/ Familjarët e Jakup Krasniqit: Policia na hyri në shtëpi në orën 6, nuk e dim ç’po ndodh
Previous article TËRMETI TRAGJIK NË TURQI/ Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 114 viktima e 1035 të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion Aktualitet

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm Aktualitet

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT