• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GARDISTI I 21 JANARIT”/ PS e Matit i përgjigjet PD: Akuzat nga ata që u janë prishur pazaret
Home
Politikë

“GARDISTI I 21 JANARIT”/ PS e Matit i përgjigjet PD: Akuzat nga ata që u janë prishur pazaret

18 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

PS-ja e Matit u pergjigjet akuzave te opozites kunder kandidatit socialist per kryebashkiak, Agron Malaj, si pjese e gardisteve ne protesten e 21 janarit, ku mbeten te vrare 4 protestues.

malaj pasha

 

Kryetari i PS së Matit, Hasan Pasha i cilëson si shpifje këto akuza, që sipas tij në fakt kanë synimin të godasin kryeministrin Edi Rama.

“Janë kryesisht persona të sponsorizuar nga Partia Demokratike, persona që kanë probleme me shëndetin mendor, njerëz që u janë prishur pazaret dhe persona me preçdentë penal. Berisha e Basha vrasin, vjedhin, mashtrojnë dhe sulmojnë në mënyrën më të ulët kandaitatin socialist. Ata harrojnë armatosjen e shqiptarëve në ’97-ën, firmat piramidale, grusht-shtetin 1998, Gërdecin, supervjedhjen e Rrugës së Kombit, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, etj, etj”, shkruan Pasha.

STATUSI I PLOTE I KREUT TE PS MAT, HASAN PASHA

Fjala vret më shumë se plumbi !
Njerëz të ndryshëm, kryesisht militantë të Partisë Demokratike, prej ditësh kanë ngritur akuza e shpifje të shumta për kandidatin e Partisë Socialiste Agron Malaj. Qëllimi i tyre dihet qartë, duke sajuar thashetheme synojnë të godasin Kryeministrin Edi Rama.
Kush janë këto që sulmojnë në studio televizive, gazeta, konferenca shtypi, facebook, instagram, mejhane?
Janë kryesisht persona të sponsorizuar nga Partia Demokratike, persona që kanë probleme me shëndetin mendor, njerëz që u janë prishur pazaret dhe persona me preçdentë penal. Berisha e Basha vrasin, vjedhin, mashtrojnë dhe sulmojnë në mënyrën më të ulët kandaitatin socialist. Ata harrojnë armatosjen e shqiptarëve në ’97-ën, firmat piramidale, grusht-shtetin 1998, Gërdecin, supervjedhjen e Rrugës së Kombit, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, etj, etj.
Akuzojnë përfaqësuesit e LSI-së, politikanët që ngritën në institucion vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve, blerjen e votave, organizatorët e trafiqeve. Janë ata që shkatërruan administratën shtetërore me militantët e tyre të paaftë e hajdutë.
Një takëm tjetër janë “gazetarët” e paguar nga politikanët dhe të urdhëruar nga pronarët e mediave. Asnjëri prej tyre nuk publikon qoftë një fakt të vetëm që fajëson kandidatin socialist Agron Malaj. Të gjithë, pa përjashtim, bëjnë komente kafenesh. Të gjithë përdorin një zhargon: “Gardisti i 21 janarit kandidat në Bashkinë e Matit”.
Për njerëzit me probleme të shëndetit mendor nuk mund të komentoj. Ata duhen mëshiruar dhe duhet të lutemi të përmirësohen. Por, të afërmit duhet t’u qëndrojnë pranë pasi një fjalë e urtë thotë: Fjala vret më shumë se plumbi !

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISIPLINA E UEFA-S ME DORË "TË HEKURT"/ Ja gjobat për Barcelonën, Ajaxin, Tottenhamin... si edhe trajnerët
Previous article NUK KANË FUND MALLKIMET PËR "DJAJTË E KUQ"/ Ja pse këtë javë ata bëjnë tifo për Manchester City

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT