• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARDEROPA E TEATRIT TË SHEMBUR/ Veshjet e aktorëve ndër vite që u larguan në çastet e fundit (VIDEO)
Home
Sociale

GARDEROPA E TEATRIT TË SHEMBUR/ Veshjet e aktorëve ndër vite që u larguan në çastet e fundit (VIDEO)

22 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Duartrokitje të pafundme, lotë emocionesh, buzëqeshjesh, teatri la pas më shumë se kaq. Jo vetëm kujtime, por një pasuri të tërë, siç është edhe kjo veshje, nga shfaqja “Ezopi”. I madhi Kadri Roshi veshi pikërisht këtë fustan.

Ky është një nga fustanët që e madhja Yllka Mujo ka përdorur në shfaqjen “Pulëbardhat”, por sigurisht që përveç këtij fustani, ka edhe shumë veshje të tjera. Le ti shohim së bashku.

Mirëmbajtësja: Përveç fustanit ngjyrë portokalli që ka përdorur Yllka te shfaqja “Pulëbardhat”, janë edhe 2 fustane të tjerë, fustani ngjyrë lejla dhe fustani ngjyrë pjepri.

Një nga shfaqjet më të njohura në botë është “Romeo dhe Zhuljeta” dhe veshjet e asaj shfaqjeje janë këtu.

Po kjo veshje që po sistemoni tani?

Mirëmbajtësja: Kjo veshje, ky është një robdishan që ka përdorur aktori i madh Robert Ndrenika tek shfaqja “Xhaxha Vanja”.

Çfarë lexon aty?

Mirëmbajtësja: Këtu shkruan Bujari, Bujar Lako. Është një nga veshjet nga shfaqja “Monserati” dhe këtu është frak dhe pantallona. Po ashtu kemi edhe një veshje tjetër po nga ajo shfaqje e Ahmet Pashës.

Tani do të afrohemi në sektorin ku mbahen këpucët, cilat do më cilësosh si më të vjetrat?

Mirëmbajtësja: Këpucë që janë përdorur shumë vite më parë, që janë këpucë Shekspiriane. Edhe këto opinga llastiku.

Tani jemi te kapelet, ë? Këto që ju keni në dorë?

Mirëmbajtësja: Këto që kam unë në dorë janë bereta marine, që unë jam duke i sistemuar.

Pasqyra, qilima, maska, kitara, tavolina, filxhanë, karrike, gjithçka nevojitet për realizimin skenik të një shfaqjeje në teatër, po sistemohet gjithashtu. Të gjthë e mbajmë mend Qazim Mulletin, muzika e luajtur në atë shfaqje gjendet në këtë bobinë. Por jo vetëm Qazim Mulleti, melodia e të gjitha shfaqjeve të luajtura në Teatrin Kombëtar, po sistemohet. Për të kaluar te pjesa elektrike, ky është një nga ndriçuesit më të vjetër të Teatrit Kombëtar, që prej ditës kur është ndërtuar, ndërsa pas meje gjendet edhe abazhuri më i vjetër. Kjo është një nga 2 dyert që shërbente për daljen e publikut nga teatri, një derë që tanimë është mbyllur, por padyshim, teatri do të rikthehet për të gjithë ata që e adhuronin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA NË DREJTËSI/ Dash Shehi: SHBA-ja duhet të zbulojë se Rama është djalli
Previous article E RËNDË NË BERAT/ E zë korrenti, humb jetën në spital fëmija 4 vjeçar

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT