• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“GARANTIMI I AKTIVITETEVE…”/ Banka e Shqipërisë: Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, 1.9 miliardë lekë
Home
Ekonomi

“GARANTIMI I AKTIVITETEVE…”/ Banka e Shqipërisë: Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, 1.9 miliardë lekë

8 May, 2020 s.autor Ekonomi

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u shtua me 654 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave, në fund të muajit prill 2020.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për tre vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në nivelin e rreth 1.9 miliardë lekëve.

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u krijua në vitin 2018 për qëllime të zbatimit të instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë. Në zbatim të ligjit nr. 133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, brenda vitit 2027, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0.5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë. Bankat paguajnë kontribute të rregullta vjetore, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit.

Sipas afatit të përcaktuar në ligj, Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme duhet të arrijë vlerën 6.5 miliardë lekë brenda vitit 2027. Për plotësimin e këtij niveli të synuar, gjatë vitit 2020, kontributi vjetor i sektorit bankar u përllogarit në vlerën 654 milionë lekë. Kontributi vjetor u pagua i plotë në mënyrë proporcionale nga të gjitha bankat e sistemit bankar, brenda datës 30 prill 2020.

Në bazë të pasqyrave financiare të certifikuara për dhjetorin 2019, mjetet financiare të fondit shënuan vlerën 1.3 miliardë lekë. Pas mbledhjes së kontributit për vitin e tretë, mjetet financiare të Fondit të Ndërhyrjes u rritën në nivelin e rreth 1.9 miliardë lekëve, si rezultat i kontributeve vjetore të bankave të mbledhura në tre vite (2018-2020).

Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë.

Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për disa qëllime, të tilla si: garantimi i aktiveve ose pasiveve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; plotësimi i nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; blerja e aktiveve të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për të kontribuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për bankën urë apo shoqërinë për administrimin e aktiveve; kompensimi i humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme; mbulimi i shpenzimeve për administrimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AS BURGU SI TRREMB QYTETARËT/ Sot Tirana si në normalitet. Policia ul kontrollet, më pak postblloqe (VIDEO)
Previous article “JEMI RRUMPALLË...”/ Fatos Lubonja: Rama e shfrytëzoi pandeminë për të rritur...

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT