• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Garanci sigurie” po tjetër? Ja çfarë i ofrojnë SHBA-të Phenianit nëse heq dorë nga armët bërthamore
Home
Nderkombetare

“Garanci sigurie” po tjetër? Ja çfarë i ofrojnë SHBA-të Phenianit nëse heq dorë nga armët bërthamore

14 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për çnuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit dhe të lejojnë firma private amerikane të investojnë për të modernizuar rrjetin e dobët dhe të vjetëruar elektrik të vendit.

“Ky është një pakt që prej 25 vjet mbahet pezull në pritje të zbatimit,” tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin Fox News.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se deri sa erdhi në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Trump, “asnjë president nuk ka qenë në gjendje ta pozicionojë Amerikën në atë mënyrë sa që udhëheqja koreano-veriore ta mendonte këtë të realizueshme realisht, duke i hapur rrugën mundësisë që Amerika të mos jetë e kërcënuar nga regjimi koreano-verior. Ky është synimi”.

Pas dy takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Phenian, zoti Pompeo tha se është i bindur se udhëheqësi Kim “ka të njëjtin objektiv me popullin amerikan” në këtë drejtim, shkruan voa.

Zoti Pompeo tha se synimi i takimit mes udhëheqësve Trump dhe Kim më 12 qershor është të “përcaktojnë kornizën” në bazë të së cilës të negociohen dhe finalizohen termat e çnuklearizimit dhe garancive për sigurinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erdogan nis vizitën në Britani të Madhe, do takohet me Mbretëreshën Elizabeta
Previous article Farmacistët protestë sot para kryeministrisë dhe pezullim të shërbimit në të gjithë vendin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT