• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
GARA/ Shpallet fituesi i koncesionit të portit turistik të Vlorës
Home
Ekonomi

GARA/ Shpallet fituesi i koncesionit të portit turistik të Vlorës

29 March, 2021 F.autor Ekonomi

Bashkimi i kompanive “Marina Projects ltd”, “Marina di Valona”, “Brunes” dhe “Ndregjoni”, të përbëra nga një shoqëri e themeluar në Britaninë e Madhe dhe pjesën tjetër shqiptare, ku dy prej të cilave kontrollohen nga i njëjti pronar, është shpallur fituese për të marrë koncesionin e  portit turistik të Vlorës.

Gara e hapur në fillim të këtij viti bazohej në formën e një koncesioni me ofertë të pakërkuar, ndërsa kompania fituese do të investojë 22.8 milionë Euro në këtë port për ta kthyer në turistik, ndërsa do të marrë në përdorim tokën në zonën e Portit Detar të Vlorës dhe operimin e portit turistik për 35 vjet.

Gara pati 3 oferta, ku kompanitë Albavia dhe Gjikuria janë skualifikuar pasi nuk kanë dorëzuar dokumentacion të rregullt, ndërsa ofertat për vlerën e investimit rezultonin po ashtu më të ulëta.

Asnjë nga të skualifikuarit nuk ka paraqitur ankesë mbi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Porti turistik do të ndërtohet në zonën që sot përdoret për disa operacione tregtare dhe kryesisht për transportin e pasagjerëve.

Marina do të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike, ndërsa porti i mallrave do të zhvendoset në zonën e Triportit në Vlorë.

Marina turistike është pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë, e cila do të zërë një sipërfaqe të konsiderueshme të portit, bashkë me një park publik që do të shtrihet nga Skela deri në afërsi të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME SYTË DHE ZEMRËN TEK JU"/ Shpërthejnë "Tifozat Kuq e Zi": Lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa…
Previous article SFIDA NDAJ SAN MARINO-S PËR "KATAR 2022"/ Kombëtarja do të gjykohet nga arbitri që i solli fat… Skënderbeut

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT