• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA PRESIDENCIALE NË SHBA/ Paralajmërohen ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani
Home
Nderkombetare

GARA PRESIDENCIALE NË SHBA/ Paralajmërohen ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani

8 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kina, Rusia dhe Irani janë mes vendeve që po kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen në  nëntor të këtij vit, paralajmëron shefi I lartë i inteligjencës amerikane.

Në një komunikatë të drejtorit të Kundërzbulimit amerikan, William Evanina thuhet se, disa shtete të huaja po përdorin mënyra të fshehta dhe të dukshme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Në deklaratë theksohet se Kina nuk i preferon rizgjedhjen e presidentit aktual Donald Trump si president i vendit. Sulmet e vazhdueshme ndaj qeverisë kineze, konflikti për rrjetin 5G , Tik tok dhe ndërhyrja në Hong Kong, u jep atyre sigurinë se do të ndikojë dukshëm në fushatën elektorale.

Në anën tjetër thuhet se Rusia do të bëjë të pamundurën që Joe Biden të mos zgjidhet president i vendit. Irani po përpiqet të “minojë institucionet demokratike të SHBA”, duke përhapur dezinformata dhe “përmbajtje anti-amerikane” në internet, të bindur se një mandat i dytë i Trump do të jetë i dëmshëm për vendin.

Vende të huaja po përpiqen që të ndikojnë në preferencat e votuesve, të ndryshojnë politikat e SHBA, të rrisin mosmarrëveshjet në vend dhe të minojnë besimin e amerikanëve tek proceset demokratike, por sipas tij kjo gjë do të jetë tejet e vështirë për tu arritur.

Lëshimi i deklaratës vjen pasi anëtarët e partisë Demokratike shprehën shqetësimin për përpjekjet e kombeve të huaja për të ndikuar në votim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Vaksina e gripit falas për grupet e riskut, qytetarët të pavendosur për ta bërë
Previous article SHPËRTHIMI TRAGJIK NË BEJRUT/ Austria ofron një milion euro ndihmë për Libanin

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT